Lidhu me ne

Radar

Greta Thunberg “sulmon” liderët e G7: Po luani me fjalë dhe të ardhmen tonë

Greta Thunberg: 'We just want politicians to listen to the scientists' –  EURACTIV.com

Greta Thunberg i ka akuzuar liderët botërorë se po bëjnë “lojë me role” në krizën e klimës dhe nuk po veprojnë, ndërsa përdorimi i karburanteve sa vjen e rritet.

Teksa foli virtulisht në Samitin Botëror të Austrisë, ajo akuzoi qeveritë si Britania dhe SHBA se po “shtiren” në marrjen seriozisht të klimës.

Ajo u tha delegatëve:

Gjithnjë e më shumë njerëz janë ndërgjegjësuar nga ndryshimi i klimës dhe emergjenca ekologjike, duke ju bërë gjithnjë e më shumë presion mbi ju, njerëzit e pushtetshëm.

Përfundimisht presioni publikut ishte shumë i madh dhe i keni sytë e botës nga ju dhe në këtë moment ju filluat të vepronit.

Jo duke vepruar në marrjen e vendimeve për të parandaluar, por duke luajtur me fjalë dhe duke luajtur me të ardhmen tonë.

Pretendimi për të marrë përgjegjësi duke vepruar si shpëtimtarë, ndërsa përpiqeni të na bindni se gjërat po merren seriozisht, ndërkohë që hendeku mes retorikës tuaj dhe realitetit vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë.

Dhe niveli i ndërgjegjësimit është kaq i ulët, kjo është një taktikë komunikimi i veshur me politikë, e maskuar si politikë.

Ajo akuzoi kombet e pasura se jo vetëm që po vazhdojnë “punën e tyre si zakonisht”, por tha “në disa raste po e përshkallëzojnë më keq situatën.”

“Këta udhëheqës që flasin kundër luftës së karburanteve, po hapin miniera të reja qymyri dhe fusha nafte.

G7 po shpenzon miliarda më shumë në përdorimin e karburanteve sesa në energjinë e pastër”.

Drejtuesi i mbledhjes, Arnold Schwarzenegger shkroi në një postim në Twitter drejtuar Thunberg: “Faleminderit që u bashkuat me ne dhe që u kujtuat të gjithë udhëheqësve se koha e bisedës ka mbaruar. Ne kemi nevojë për veprim ”.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook