Lidhu me ne

Kritike

Askush nuk e do më PD-në, të gjithë janë vërsulur mbi të, si ai zogu-përbindësh, që ia hante shpretkën Prometheut të lidhur.

Këta sot e “dhj*në” PD-në

Reldar Dedaj

Ka shumë njerëz që s’e duan këtë lloj partie, njerëz që thonë: Partia Demokratike, mos qoftë! Nuk e duan për disa arsye, se kanë humbur privilegjet e tyre, kanë humbur atë pak pushtet që kishin, kanë humbur arrogancën e tyre, kanë humbur gjithçka, madje edhe dinjitetin, gëzohen kur punët i shkojnë keq, shpirti ua do, që meqë nuk po gëzohen ata, PD-në, mos ta gëzojë askush. Dhe kjo është gjëja më e keqe që i ka ndodhur; një frymë e theksuar e kultivimit të dëshpërimit, e mungesë dhe shpresës.

T’i thuash hapur të vërtetat e hidhura të kësaj periudhe nuk do të thotë të mohosh vëllanë apo shokun demokrat, por t’i ftosh të gjithë që të çlirohen nga shkretëtira shpirtërore mbi të cilën u ngrit piramida e frikshme e drejtimit të kësaj partie.

Lideri ynë, në vend që të sillte një qasje krejt ndryshe, krijoi një burokraci të paaftë prej vitesh, e cila nga ana e saj po ushtron presionin e “luftës së klasave” në forma dhe mënyra që rrënjosen edhe më thellë në mentalitetin e militantëve; hakmarrjen. Hakmarrja e kanunit të Lek Dukagjinit u plotësua me hakmarrjen e kanunit të Saliut. Hakmarrja nuk shmanget duke i shkuar anash thelbit të së vërtetës, si pretendojnë politikanët e vjetër të rrahur me vaj e me uthull, apo edhe ndonjë i ri i porsadalë nga veza e kuqe e politikës.

Përkundrazi, sa më lakuriq  të zhvishet e vërteta mbi këtë sistem, aq më pakuptim bëhet hakmarrja ndaj njeri-tjetrit. Dhe kur mbreti të dalë lakuriq, si në përrallën e Andersenit, të gjithë do ta shohin qartë se piramida e pushtetit shembet pa qenë nevoja me u larguar njerëzit. Të gjithë ata që ushtruan me devotshmëri urdhrin për të larguar kontributorët nga partia, janë viktima të frikës dhe të karakterit të tyre të dobët. Për ata vlen më shumë se për këdo fjala e Krishtit: Fali Zot, se s’dinë se çfarë bëjnë.

Kemi mbetur tek gryka e pusit dhe po ta shohësh nga dita në ditë kutërbimi vazhdon të bëhet edhe më i fortë, sepse çdo ditë e më tepër avujt mbytës veçse shpërthejnë, e shpërthejnë, dalin në sipërfaqe, për t’u futur përsëri nga erdhën dhe për të shpërthyer përsëri të nesërmen. Megjithatë, aty poshtë, vazhdon e nxin. Kemi dëshirë t’i kërkojmë më tej të vërtetat, duam t’u kthehemi nga e para edhe atyre që kujtuam se i kishim gjetur. Dhe për të reflektuar ka plot. Edhe pse është futur në syrin e ciklonit politika zyrtare në Partinë Demokratike nuk ka gjasa të bëhet më e bukur se ka qenë dhe demagogët e servilët punojnë si gjithmonë me orar të plotë. Edhe shpirti ka nevojë të pastrohet. Veçse këta jo.

Të bunkerizosh partinë do të thotë të prodhosh absurdin. Që e gjithë PD-ja të punojë për të nxjerrë në pension me rrogë deputeti Tritan Shehun, Edmond Spahon dhe Edi Palokën do të thotë ta dehumanizosh atë. Në vend që ta hapësh, e mbyll, është ta delegjitimosh para syve tanë atë. Ta kthesh në biznes do të thotë ta shkatërrosh atë.

Të njëjtin Lulzim Bashë që “e përdhunoi” në sy të gjithë Shqipërisë, duke e lënë pa përfaqësim në parlament, pa përfaqësim në pushtet lokal dhe dymbëdhjetë vjet në opozitë, e votuan përsëri. Por sot të gjithë pyesin ku është PD? Në fakt ajo nuk është më… ka humbur. Askush nuk e do më PD-në, të gjithë janë vërsulur mbi të, si ai zogu-përbindësh, që ia hante shpretkën Prometheut të lidhur.

E përdhunuar, e poshtëruar, e dhunuar, tashmë dhe e përbuzur, shndërruar në një provincë të denjë për personazhe çehovian dhe gogolian, zyrtarë dhe pushtetarë sa të mjerë aq dhe të pamëshirshëm në egërsinë e tyre primitive, prodhon gjithmonë institucione të brishta morale, gjeneron llum, riciklon korrupsion dhe mbi të gjitha humb.

Askush nuk ndjen përgjegjësi për asgjë. Gënjen dhe mashtron demokrati i shkretë. Të të shohësh Bashën, Palokën dhe Bardhin të mavijosen si socialist, vetëm e vetëm, për të futur njerëzit e tyre si drejtues institucionesh, anëtar komisionesh, bordesh, pjesëmarrës të drejtpërdrejt të shkatërrimit të vlerave do të jetë trgjike. Të ëndërrosh që nesër një bandë partiake të zëvendësojë tjetrën; një klan interesash të zëvendësojë tjetrin, një tender i nisur për socialistët t’i kalojë ndonjë demokrati. Dhe në fund, në fundin e piramidës blu, diku do zë vend edhe një arrivist, që e mendon veten si shpëtimtar të botës, por nuk do jetë më shumë se një zjarrvënës.

Gjendja e krijuar është azil i jashtëzakonshëm i vagabondëve nga partia, injorantëve, matrapazëve, derdimenëve, pushtave dhe kurvave. Disa të tillë të identifikuar si gënjeshtarë dhe mashtrues, janë futur në fyt dhe po i marrin frymën PD-së. Megjithatë askush nuk flet. Sepse të gjithë përfunduan në lakej të zgjebosur, që u vardisen bizneseve, partisë, halabakëve të Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Gaz Bardhit dhe përpiqen të promovojnë ditë e natë pronarët e tyre, interesat e tyre politike dhe ekonomike, edhe pse PD përpëlitet në kufijtë e mbijetesës.

Janë të përshtatshëm për karrierë, sepse, duke qenë pa vlera, bëhen poltronë, militant partiakë, shërbëtorë pa dinjitet. Zënë pozita vendimmarrëse dhe marrin pushtet. Të dhunuar, të gatshëm të dhunojnë. PD, ka dukshëm një keqqeverisje, mungesë frymëzimi, kapje dhe përdorim të organeve, votë të manipuluar, njerëz të shitur, matrapaz klasi dhe prapseprap nuk ankohen.

Dhe, fare në fund, po ta pyesësh demokratin pse PD-ja përfundoi kështu, do marrësh përgjigje nga më të ndryshmet: dikush ia le përgjegjësinë masakrës zgjedhore, frikës, militantizmit, injorancës, të kaluarës së drejtuar nga Berisha, Bashës, dikush bën ekskursione meditative, dikush arsyeton, dikush gënjen qëllimshëm, por të gjithë, papërjashtim të gjithë përpiqen të minimizojnë përgjegjësinë e vet në këtë dështim.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Letersi13 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi13 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix13 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix13 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske13 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal1 ditë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook