Lidhu me ne

Kioske

Nga Mero Baze / A po fillon kryengritja e dytë e Pollos në PD?

Partia Demokratike po gjendet përballë një përplasje të re brenda saj, e cila duket se drejtohet në hije nga Genc Pollo, ish këshilltari e më pas rivali i dikurshëm në vitet 2000 i Sali Berishës.

E gjendur përballë problemit real se çfarë do të bëj me Sali Berishën dhe çfarë orientimi do të marrënë të ardhmen,  Partia Demokratike e ka më urgjente se kurrë këtë debat që po provokon Pollo.

Kryetari me letra I Partisë Demokratike Lulzim Basha pop shpreson të blejë kohë të mos e bëj kurrë këtë betejë me shpresë se ose do të vdes Sali Berisha, ose do ik vet në shtëpi. Gënjeshtrat që për një kohë të gjatë u ka thënë diplomatëve ndërkombëtarë se ai është nën presion Nga Sali Berisha për çdo veprim në PD, tani kanë ngelur zbuluar, pasi ata i dhanë shans ta heq qafe Sali Berishën.

Në këto kushte Genc Pollo është aktualisht personi më pa komplekse dhe më ambicioz për ti treguar vendin Sali Berishës. E ka bërë këtë dhe në vitin 1999 2000, kur po ashtu Berisha ishte në një shkallë izolimi më të ulët nga SHBA dhe Perëndimi. Tani nuk është më i izoluar por i ekzekutuar,.

Duke qenë një nga themeluesit e PD, dhe më I afti për të njohur nga afër Berishën, të cilin e detyroi të gjunjëzohet duke e rithirrur në PD, Pollo është në vendin e duhur dhe kohën e duhur për betejën e tij të dytë.

Dhe shenjat janë të qarta. Shfaqje e tij publike me disa artikuj mbresëlënës sa i përket diferencës me qëndrimet e PD, ishin sinjali i parë. Ai i doli në krah ambasadorit Soreca pas sulmit qesharak të Aleancës për Teatrin, një seksion “alla Bathore” i PD së vjetër. Ai po ashtu dënoi bojkotin e parlamentit dhe të zgjedhjeve lokale, duke i kërkuar Lulzim Bashës të kërkoj falje.

Pas heshtjes që pasoi nga PD u dukën dhe lëvizjet e para. Njerëzit e afërt me Pollon filluan të reagojnë.

Kreshnik Çollaku deputet I Matit, dikur anëtar i partisë së Pollos sulmoi ashpër Lulzim Bashën si një lider i fjetur që e ka mendjen tek pazaret për vila në bregdet.

Sot kryesia e Korçës një degë e dominuar nga Andrea Mano ish anëtar i partisë së Pollos ka dhënë dorëheqje në grup dhe ka sulmuar ashpër Bashën.

Me siguri që do të ketë dhe lëvizje të tjera.

Pas gjithë kësaj historie duket qartë që Shtatori nuk do të jetë kaq i lehtë për Bashën dhe Berishën të cilët kanë gjetur rehat me një aleancë hipokrite me njëri tjetrin, ku secili bën sikur nuk e ka mendjen se çfarë duhet të bëjnë.

Genc Pollo duket se e di çfarë duhet të bëj. Ai duhet të sulmoj qartë Lulzim Bashën, për t’i thënë PD ose me atë dhe Berishën e gjithë jetën rrugëve, ose kundër tyre dhe të vijmë në pushtet.

Tani është dhe më e qartë përse Berisha ja ka kuerkuar Bashës të mos jetë pjesë e Grupit Parlamentar. E ka ndjerë këtë ditë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook