Lidhu me ne

Radar

Mosdeklarimi i parave në kufi çon në ndjekje penale. Por sa është gjoba që vendoset në varësi të shumës

Dogana: Qytetarët detyrim ligjor deklarimin e parave në kufi - ATSH -

http://www.dogana.gov.al/c/174/195/deklarimi-i-parave

Me anë të një projektligji të përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, shteti shqiptar po forcon masat në kundërpërgjigje të aktiviteteve që synojnë financimin e kriminalitetit të organizuar, zyrtarëve të korruptuar dhe terrorizmit ndërkombëtar. Qëllimi i këtij projektligji është mbrojtja e sistemit financiar dhe e ekonomisë në tërësi nga kërcënimet e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, duke forcuar integritetin e sistemit parandalues në vend dhe duke kontribuar për paqen dhe sigurinë.

Ky akt është në kuadër edhe të përafrimit të legjislacionit me rekomandimet e Grupit të Posaçëm të Veprimit Financiar (Financial Action Task Force- FATF) i cili përcakton standardet dhe të nxit zbatimin efektiv të masave ligjore, rregullative dhe operacionale për luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, financimit të  përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe kërcënime të tjera që lidhen me integritetin e sistemit financiar ndërkombëtar.

Ajo që bie menjëherë në sy në amendamentet e propozuara në ligji aktual është caktimi me ligj i penaliteteve për kalimin e padeklaruar në kufi të sasive të mëdha të parave. Edhe në ligjin në fuqi përcaktohet se çdo person, shqiptar ose i huaj, i cili hyn ose largohet në ose nga territori i Republikës së Shqipërisë, është i detyruar të deklarojë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma një milion lekë ose kundërvlera e saj në monedha të tjera të huaja, si dhe qëllimin e mbartjes së tyre, për të cilat duhet të paraqesë dokumente justifikuese. Autoritetet doganore duhet të dërgojnë tek autoriteti përgjegjës kopje të formularëve të deklarimeve të mësipërme dhe të dokumenteve justifikuese të paraqitura. Më pas, autoritetet doganore kanë detyrimin ligjor që t’i raportojnë menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë autoritetit përgjegjës çdo dyshim, informacion ose të dhënë, që kanë lidhje me pastrim parash ose financim terrorizmi, për veprimtaritë nën juridiksionin e tyre.

Kjo shifër tani caktohet në 10 mijë euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera. Kanë detyrim për deklarim edhe përfaqësuesit e personave që hyjnë apo largohen me mjete, kur këto transportohen nëpërmjet shërbimit të kontejnerëve apo postar.

Në rast mosdeklarimi apo deklarimi të rremë, të konstatuar nga autoritetet doganore apo policore, përveç trajtimit të rastit si ndjekje penale, organet doganore vendosin gjobë pa të drejtë kthimi të mjeteve të padeklaruara, në përqindje ndaj vlerës së padeklaruar si më poshtë.

Për shumat nga 10.000 deri në 19.999 euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, gjoba është në vlerën 5% për herën e parë, 10% për herën  e dytë si dhe 30% për rastet e tjera.

Për shumat nga 20.000 – 49.999 euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, gjoba ndryshon në vlerën 10% për herën e parë, 20% për herën  e dytë si dhe 40% për rastet e tjera, shkruan ‘shqiptarja.com’.

Ndërsa për shumat mbi 50.000 euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, gjoba arrinë në vlerën 15% për herën e parë, 30% për herën  e dytë si dhe 50% për rastet e tjera.

Fshehja

Ndërkohë, janë parashikuar gjobë për ato raste, që nuk përbëjnë vepër penale, por përbëjnë shkelje administrative nga subjektet kur këto nuk zbatojnë procedurat identifikuese, monitoruese, si dhe të kujdesit ndaj klientëve dhe transaksioneve, në bazë të rrezikshmërisë që paraqesin. Në këto subjekte përfshihen bankat, noterët, hipotekat, etj.

Për rastet kur subjektet nuk zbatojnë detyrimet e parashikuara në ligj si dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij, gjobiten nga 100.000 lekë deri në 10.000.000 lekë

Për rastet kur nuk zbatojnë urdhrat, kërkesat dhe afatet e autoritetit përgjegjës, të nxjerra sipas dispozitave të këtij ligji, personat ose subjektet gjobiten nga 300.000 lekë deri në 20.000.000 lekë.

Duke qenë se gjithnjë e më shumë transaksionet financiare po kryhen edhe nëpërmjet rrugëve të teknologjisë moderne të informacionit (e-banking, etj) është parë me vend të sanksionohet në ligj edhe problematika që lind prej këtej. Fjala është në radhë të parë tek kriptovalutat, që është provuar se po përdoren nga krimi dhe të korruptuarit për të transferuar paratë e paligjshme. Konkretisht, në ligj shtohet koncepti i “mjetit virtual”, që është një pasqyrim digjital i një vlere që mund të tregtohet apo të transferohet në formë digjitale, si dhe që mund të përdoret për qëllime pagesash ose investimesh.

Shërbimet e mjeteve virtuale nënkuptojnë shkëmbim midis mjeteve virtuale dhe monedhave të njohura zyrtarisht; shkëmbim midis mjeteve virtuale dhe pasurie të çdo lloji; shkëmbim midis një ose më shumë formave të mjeteve virtuale; transferim i mjeteve virtuale; ruajtje ose administrim i mjeteve virtuale ose instrumenteve që mundësojnë kontroll mbi mjetet virtual.

Detyrimet

Sistemi shqiptar i parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit i është nënshtruar vlerësimit në kuadër të Raundit të 5të të Vlerësimit për Shqipërinë kryer nga Komiteti MONEYVAL i Këshillit të Evropës, që është organi rajonal që vlerëson për vendin tonë përputhshmërinë me rekomandimet e FATF. Ky vlerësim ka identifikuar nevojat dhe ka bërë rekomandimet përkatëse në funksion të përputhshmërisë teknike me Rekomandimet e FATF-së. Me ketë projektligj synohet përmbushje e një pjese të rekomandimeve dhe/ose kritereve përkatëse të rekomandimeve, me fokus ato që janë vlerësuar si të pa pambushura apo të përmbushura pjesërisht.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook