Lidhu me ne

Mix

Gjashtë shenjat më besnike të Zodiakut

Gjashtë shenjat më besnike të Zodiakut

Astrologjia nuk të tregon me siguri nëse partneri yt është realisht besnik apo jo. Por disa tipare dhe karakteristika që lidhen me çdo shenjë të Zodiakut japin disa indicie. Tradhtia dhe çdo situatë tjetër në çift lidhet nga shumë faktorë por disa shenja kanë më shumë gjasa që të jenë besnike ndaj partnerit. Pasi treguam shenjat që kanë më shumë gjasa të tradhtojnë, 6 shenjat më poshtë njihen për besnikëri.

Bricjapët:

Bricjapët duan të ndërtojnë shtëpi të sigurta. Për ta arritur këtë është shumë e rëndësishme që shumicën e kohës të jenë në shtëpi me njerëzit më të dashur. Kjo i bën ata të jenë më të përqendruar në anën e gjërave familjare sesa nga atraksionet, tundimet dhe ofertat që vijnë nga jashtë.

Peshqit:

Njerëzit më romantikë, të dashur dhe më të dhembshurit e Zodiakut. Atyre u dhemb nëse lëndojnë të tjerët për shkak se janë empatikë për nga natyra. Pra tradhtia për to nuk është vetëm një akt. Në mendjen e tyre sillen terma si dhimbje, shkatërrim të imazhit, prishje të romantizmit, dhe shuarje e ëndrrave për familjen ideale.

Gaforrja:

Janë tepër besnikë ndaj personave që duan. Japin gjithçka nga vetja dhe duan t’ju kthehet po njësoj. Ata kërkojnë 100 % besnikëri në këmbim dhe nëse ndodh e kundërta janë tepër hakmarrës.

Virgjëresha:

Nuk u pëlqen të zhgënjejnë veten apo njerëzit e tjerë. Nuk durojnë gjithashtu ndjenjën e fajit apo turpit. Ata shqetësohen për gjërat më të vogla dhe një tradhti do ishte shkatërrim për ta, ose një portë e hapur ferri nga e cila nuk do mund të dilnin më.

Demi:

Demët kërkojnë komoditet, rehati dhe privatësi të plotë të folesë së tyre të dashurisë. Ashtu si peshoret, sundohen nga Venusi dhe jeta e tyre e dashurisë është shumë e rëndësishme për ta. Më shumë nxiten nga stabiliteti dhe siguria sesa nga vëmendja dhe admirimi.

Ujori:

Janë tepër të sinqertë për të mashtruar. Mbarësit e Ujit në Zodiak njihen për pastërtinë e shpirtit dhe karakterin që i bën ata të ndjekin dëshirat dhe premtimet e tyre. Preferojnë të jenë të drejtpërdrejtë dhe nuk hezitojnë të tregojnë nëse kanë filluar të ndjejnë tërheqje për dikë tjetër. Zgjedhin ndarjen sesa një lidhje tjetër njëkohësisht.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook