Lidhu me ne

Kioske

Arbër Hajdari

Arbër Hajdari

nga Genti Çela

Ka një paradoks në reaksionin e krijuar tek ne për modelet e rinj të jetës publike në vend, të aktivizmit vullnetar, filantropisë, artit, shkencës dhe lëmi të tjera në hutimin tonë të përgjithshëm.

Sidomos kur të rinjtë angazhohen, duke mos qëndruar këmbë e duarkryq përballë një realiteti të trishtë për shumëkënd që pret nga dikush pak shpresë e solidarizim.

Një ndër emrat e shënjestruar së fundmi nga thellësia e kolltuqeve të portaleve anonimë, është edhe ai i Arbër Hajdarit, të riut që drejton një grupim të rinjsh vullnetarë që ndodhen çdo ditë pranë familjeve në nevoja të posaçme.

Falë Arbrit dhe “Fundjavë Ndryshe”, mijëra familje, sigurojnë çdo ditë ushqimin.

Qindra pacientë të lënë të pashpresë spitaleve tona, janë kuruar e operuar, në spitalet më të mira të Europës.

Mbi njëmijë familje kanë sot një strehë.

Balta e herëpashershme, e gjen Arbrin duke dërguar fëmijë të sëmurë jashtë, duke ndihmuar e strehuar familje, duke akomoduar së fundmi një numër afganësh duke mos pritur tezat pro a kundër, por duke u bërë pjesë e zgjidhjes emergjente që i sheh dhe ata si njerëz në nevoja të posaçme.

Me një vokacion shpirtëror të pashoq, i kudogjendur në të katër anët e vendit tonë të varfër në masë të dhimbshme, kalon vitet më të bukura të jetës duke ndarë tragjiken e jetëve të harruara me empatinë e vet, tek gëzon besimin dhe admirimin e shqiptarëve kudo në botë.

Tutsa të fshehur prapa një aparati celular, shpelluar nga kafja e lagjes, qenkëshin shqetësuar për një gëzim familjar të Arbërit. Sikur këto energji të shpenzoheshin mbi shqetësimin e sigurisë së jetës, të ushqimeve, mbi aksidentet në rrugë, vrasjet, papunësinë, qeverisjen, muzikën surrugato me të cilën injektohen brezat e përhumbur në asgjënë e horizonteve të munguara të së ardhmes, ky vend me siguri do të ishte ndryshe.

Tek ne, hera-herës nën abuzimin me lirinë e fjalës (ku çdo idiot ka mundësinë të thotë diçka – do të thoshtë Umberto Eco për botën virtuale) hasen sulme baltosëse edhe për Nënë Terezën. Për atë që do të duhej të ishte për ne, ikonë indentitare.

BORGES thotë “besoj vetëm tek individët: gjithë të tjerat, nacionalitetet dhe klasat shoqërore janë thjesht komoditete intelektuale”.

Andaj, energjia e Arbër Hajdarit si model duhet promovuar, e gjendur larg forumeve e grupimeve përtace e duartrokitëse të partive politike, krijon vetiu një identitet orgjinal i cili duhet mbështetur nga cilido zë i arsyeshëm i shoqërisë.

Unë e njoh nga afër Arbrin, prandaj flas me bindje e përgjegjësi bashkë me shpresën dhe lutjet për më shumë arbër.

Që kjo Arbëria jonë, të paktën, të mos jetë e varfër edhe shpirtërisht. 

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook