Lidhu me ne

Mix

Sëmundja e Parkinsonit: Cilat janë shenjat e hershme?

Shenjat e para të sëmundjes së Parkinsonit mund të shfaqen shumë më para dridhjeve (tremorit).

Shumë njerëz mund të arrijnë të dallojnë stadet e vonshme të sëmundjes së Parkinsonit – siç janë tremori dhe lëvizjet e pakoordinuara. Por kjo sëmundje është e vështirë të diagnostikohet në fazat e hershme ndaj mjekët e përcaktojnë diagnozën përfundimtare pasi kanë kaluar fazat e para të sëmundjes.

Por a ka një mënyrë për të dalluar shenjat e para dhe për të filluar trajtimin sa më herët?

Simptomat jo të qarta të Parkinsonit mund të jenë të ngjashme edhe me ato të sëmundjeve të tjera. Kjo e bën diagnostikimin e hershëm edhe më të vështirë. Por ka disa shenja të cilat mund të na bëjnë të dyshojmë, thotë neurologu i MIA Clinic, Dr. Drini Dobi. Përfshirja e një neurologu që në fazat e hershme të sëmundjes mund të ndikoj pozitivisht si në përcaktimin e diagnozës edhe në trajtimit adekuat.

“Ndodh shpesh që pacientët për muaj të tërë të jenë vizituar nga reumatolog ose ortoped për shkak të dhimbjes së shpatullës për shembull ose për shkak të zvarritjes së këmbës. Ndonjëherë marrin edhe injeksione me steroidë, por që në fakt nuk janë efektive” shprehet Dr. Drini Dobi. “Diagnoza e sëmundjes së Parkinsonit duhet të përcaktohet përfundimisht nga një neurolog”.

Simptomat në faza të ndryshme të sëmundjes

Simptomat motore të sëmundjes janë lehtësisht të dallueshme, thotë Dr. Drini Dobi. Tremori – lëvizje ritmike e buzëve, mjekrës, duarve dhe këmbëve; ngurtësimi dhe ngadalësimi janë shenja tipike. Problemet me ekuilibrin dhe ecjen janë po ashtu, simptoma të shpeshta.

Por, simptomat e para të Parkinsonit fillojnë shumë më para shfaqjes së simptomave të mësipërme.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook