Lidhu me ne

Mix

Nga Tarantino tek “Squid Game”. Pse kaq shumë njerëzve u pëlqejnë aktet e dhunës?


Nga Simon Mccarthy–Jones

Muajin që kaloi, më shumë se 100 milionë njerëz ndoqën serialin e tmerrshëm të Netflix, “Squid Game”. Çështja nëse dhuna në ekran, është apo jo negative për njerëzit, është studiuar gjerësisht nga eksprtët. Konsensusi është se ajo mund të ketë efekte negative.

Por pyetja se përse tërhiqemi nga dhuna, ka marrë shumë më pak vëmendje. Vdekja, gjaku dhe dhuna, kanë tërhequr gjithmonë masat. Romakët e lashtë dyndeshin për të parë sesi gladiatorët masakronin njëri-tjetrin në Koloseum. Në shekujt e mëvonshëm, ekzekutimet publike ishin momentet e entuziazmit më të madh të turmave.

Në epokën moderne, regjisori Kuentin Tarantino është shprehur:”Në filma, dhuna është diçka e lezetshme. Mua më pëlqen ta përdor në filmat e mi”. Shumë nga ne duket se janë dakord me të. Një studim mbi filmat me arkëtimet më të mëdha, zbuloi se 90 për qind e tyre përmbanin një moment, ku personazhi kryesor ishte i përfshirë në akte dhune. Në mënyrë të ngjashme, shumica e amerikanëve i shijojnë shumë filmat horror, dhe i shohin ato disa herë në vit.

Po kush i sheh këto gjëra?

Disa njerëz kanë më shumë gjasa se të tjerët që të pëlqejnë skenat e dhunshme. Të qenit mashkull, agresiv dhe të pasurit më pak ndjeshmëri, që të gjitha këto bëjnë që dikush të ketëmë shumë të ngjarë të kënaqet duke parë akte dhune në ekran. Po ashtu ekzistojnë disa tipare të personalitetit, të cilat lidhen me pëlqimin e skenave të dhunshme.

Njerëzit e mbyllur, të cilët kërkojnë emocione, por edhe njerëzit që janë më të hapur ndaj përvojave estetike, pëlqejnë më shumë të shohin filma të dhunshëm. Anasjelltas, njerëzit menjë nivel të lartë të pëlqimit social – të karakterizuar nga përulësia dhe simpatia ndaj të tjerëve– priren t’i pëlqejnë më pak skenat e dhunshme.

Një teori është se shikimi i dhunës është një lloj katarsisi, përmes së cilit në zbrazimagresionin tonë të tepërt. Megjithatë, kjo ide nuk mbështetet mirë nga provat. Kur njerëzit e zemëruar shohin përmbajtje të dhunshme, ata priren të zemërohen akoma më shumë.

Studimet më të fundit, të nxjerra nga studimet e filmave horror, sugjerojnë se mund të ketë 3 kategori njerëzish që kënaqen duke parë dhunën, secili me arsyet e veta. Një grup është quajtur “të droguarit nga adrenalina”. Këta kërkues të ndjesive, duan përvoja të reja dhe intensive, dhe kanë më shumë gjasa të eksitohen nga shikimi i akteve të dhunës.

Pjesë e këtij grupi, mund të jenë njerëz që pëlqejnë t’i shohin të tjerët të vuajnë. Sadistët e ndjejnë dhimbjen e njerëzve të tjerë më shumë se normalisht, dhe e shijojnë atë. Një grup tjetër kënaqet duke parë dhunën, pasi mendojnë se mësojnë diçka prej saj.

Në studime, njerëz të tillë quhen “mallistët e bardhë”. Ashtu si të droguarit nga adrenalina, ata përjetojnë emocione të forta nga shikimi i skenave të tmerrshme. Por ata nuk i pëlqejnë këto emocione. Ata i tolerojnë gjithsesi ato, pasi mendojnë se kjo i ndihmon të mësojnë diçka se si të mbijetojnë.

Kjo i ngjan pak mazokizmit beninj, me shijimin e përvojave të dhimbshme dhe të neveritshme në një kontekst të sigurt. Nëse mund të durojmë disa dhimbje, mund të përfitojmë diçka. Ashtu siç mund të na mësojnë aftësi sociale komeditë romantike, edhe shikimi i akteve të dhunshme mund të na mësojë aftësitë e mbijetesës.

Një grup tjetër kënaqet me ndjesitë e krijuara nga shikimi i dhunës, dhe ndjen se mëson diçka. Nga studiuesit kjo ide quhet “teoria e simulimit të kërcënimit”, dhe përputhet me vëzhgimin se njerëzit që duken më të tërhequr nga shikimi i dhunës (të rinjtë agresivë) janë gjithashtu ata që kanë më shumë gjasa të përleshen apo të shpërndajnë skena të tilla.

Shikimi i dhunës nga siguria e divanit tonë, mund të jetë një mënyrë për t’u përgatitur për një botë të dhunshme dhe të rrezikshme. Një studim i kohëve të fundit, zbuloi se fansat e filmave horror, ishin psikologjikisht më të qëndrueshëm gjatë pandemisë së Covid-19.

A është vërtet dhuna ajo që na pëlqen?

Ka disa arsye për të menduar se sa na pëlqen të shohin në vetvete akte të dhunshme. Për shembull, në një studim studiuesit shfaqën filmin e vitit 1993 ”The Fugitive” për dy grupe njerëzish. Njërit grup iu shfaq filmi i plotë, ndërsa grupi tjetër pa një version ku aktet edhunës ishin censuruar.

Pavarësisht kësaj, të dyja grupet e pëlqyen filmin në mënyrë të barabartë. Ky zbulim është mbështetur nga studime të tjera, të cilat kanë zbuluar se censurimi i akteve të dhunës nga një film, nuk e bën atë më pak të pëlqyer për njerëzit. Madje ka prova se njerëzit i shijojnë më shumë versionet jo të dhunshme të filmave, sesa ato të dhunshme.

Shumë njerëz mund të shijojnë diçka që përkon me dhunën, në vend të vetë dhunës. Për shembull, dhuna krijon tension, gjë që mund t’u duket tërheqëse njerëzve. Një mundësi tjetër është që njerëzit të entuziazmohen më shumë nga veprimi, dhe jo ​​nga dhuna në vetvete.

Shikimi i akteve të dhunës ofron gjithashtu një shans të madh për të gjetur kuptimin e jetës. Të parit e dhunën na lejon të reflektojmë mbi gjendjen njerëzore , një përvojë që ne e vlerësojmë. Por ka edhe teori të tjera, si ajo e “transferimit të ngacmimit”, dhe që sugjeron se shikimi i dhunës na eksiton, një ndjenjë që vazhdon deri në fund të shfaqjes, duke e bërë fundin të na duket si më i këndshëm.

Teoria e “hipotezës së frutave të ndaluara”, sugjeron që dhuna e konsideruar si e tepruar,është ajo që e bën tërheqës një film. Në përputhje me këtë teori, etiketat paralajmëruese e rrisin interesin e njerëzve për programet e dhunshme.

“The Conversation” – Bota.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook