Lidhu me ne

Kryesore

Drejtësia e re e kapur apo kali i ngordhur Soros-Rama!

Drejtësia e re e kapur apo kali i ngordhur Soros-Rama!

Nga Sali Berisha 

Miq, këto dite Euronews Albania publikoi studimin e tij të opinionit, në të cilin konstaton se sot 6 vite pas fillimit të saj, Reforma e Drejtësisë në Shqipëri, reforma më e kushtueshme dhe me e propaganduar në historinë e këtij vendi dhe e korruptuar në çdo etape të saj nuk është gjë tjetër veçse një nga dështimet më të mëdha në historinë jo vetëm të Shqipërisë, por dhe mbarë Europës, është de facto një kalë i ngordhur pasojat e të cilës po i paguajnë dhe do ti paguajnë mjerisht shumë shtrenjtë qytetarët shqiptarë.

Me këtë nuk dua të mohoj se drejtësia në Shqipëri nuk kishte probleme serioze dhe se ajo nuk duhej reformuar. Por reforma Soros-Rama ishte defacto një pseudoreformë. Këtë e dëshmon katërçipërisht dhe në mënyrë te pamohueshme ky studimi i cili tregon se vetëm  0,8% e shqiptarëve vlerësojnë shumë të mirë reformën ndërkohë që 11% apo 14 herë me shumë e vlerësojnë si shumë të keqe dhe 25,1% e tyre vlerësojnë si të keqe reformën, kurse vetëm 24% e vlerësojnë të mire dhe 35,39% e vlerësojnë atë, as të mirë as të keqe dmth as mish as peshk dhe vetëm 3,8% e të pyeturve  përgjigjen se nuk e dinë.

Tronditëse janë këto shifra për qytetarët që nuk kanë votuar për PD as dhe PS. Vetëm 14,5% e tyre vleresojnë të mirë ecurinë e reformës, kurse 32% apo 2,2 herë më shumë e vleresojnë të keqe këtë ecuri.

Ky studim tregon se reforma e drejtësisë e ideuar, iniciuar e projektuar e financuar nga OSF me qëllimin e vetëm vendosjen e drejtësisë nën kontrollin e mikut të George Soros, Edi Rama është tashmë një dështim me pasoja të tmerrshme afatgjata për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Rënia dramatike e besimit të shqiptareve në pseudoreformën e George Soros- Edi Rama lidhen para se gjithash me:

1- kapjen e plotë të drejtësisë nga Edi Rama dhe narkoqeveria socialiste duke vendosur në krye të saj ish-xhelatë të kohës së diktaturës Sadusher, Dvoranë dhe ish-ministra të PS, vëllezër, kunetër të ministrave socialist dhe shndërrimin e saj në një degë të narkoekzekutivit shqiptar dhe për pasojë

2- këputjen e kolonës vertebrale të shtetit shqiptar, dhe zëvendësimin e shtetit ligjor në Shqipëri me narkoshtetin e parë në Europë.

 3- Përdorimin e vetingut Top-Down për gjueti shtrigash dhe me standarde të dy e trefishta për eliminime politike, krahinore, fetare, partiake të prokurorëve, gjykatësve.

 4- privim i qytetareve shqiptar nga një proces ligjor i drejtë në gjykatat e tyre. Me vakumin institucional të krijuar nga vetingu Top Down dhe stokun prej 100 mijë dosjesh gjyqësore të krijuara të cilat duan se paku 20 vite për tu shqyrtuar, qytetarët shqiptarë të paktën për dy dekada nuk do gezojnë të drejtën e një procesi gjyqësor të drejtë dhe dhjetëra mijëra qytetarë të moshuar nuk do arrijnë kurrë për shkak të moshës të marrin drejtësinë që meritojnë.

 5- Me bllokimin e mbi 100 mijë dosjeve deri sot pseudoreforma Soros-Rama i ka shkaktuar vendit dhe qytetarëve shqiptarë mbi 5 miliard euro humbje. Kjo humbje vjen gjithnjë në rritje pa llogaritur këtu bllokimin e ardhjes së investimeve të huaja.

6- Shqipëria renditet sot e dyta në botë për ryshfetin. Kjo sepse dënimet për korrupsion nga organet e reja të drejtësisë se kapur apo drejtësisë së partisë janë 600% më të ulta se sa nga drejtësia e vitit 2009. Kështu në vitin 2020, SPAK-u i partisë dërgoj në gjykate për gjykim për korrupsion 63 persona. Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit në vitin 2009 Task-Forca anti-korrupsion dërgoj në gjykatë 383 raste dhe gjykata ( jo speciale, por e zakonshme) ka dhënë 343 dënime fajësie për veprën e korrupsionit.

Si përfundim mund të thuhet se ky studim dëshmon:

Dështimin e plotë të reformës sui generis të drejtësisë në Shqipëri dhe domosdoshmërinë e ndërhyrjes urgjente me ndihmën e Komisionit të Venecias për nxjerrjen e drejtësisë shqiptare nga kthetrat e narkoqeverisë së Edi Ramës.

Këtu më poshtë keni studimin e Euronews Albania

Bie besueshmëria te reforma në drejtësi, shumica skeptike

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook