Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria e zhytur në borxh, Berisha: Çdo qytetar shqiptar do detyrohet të paguajë të paktën 1200 euro shtesë taksa

Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në Kamzë. Ndërsa është takuar me mbështetësit e tij, Berisha ka folur për eurobondin që synon të marrë Shqipëria. Berisha u shpreh se si rezultat i marrjes së 700 milionë eurove hua përmes eurobondit çdo qytetar shqiptar do të jetë i detyruar që të paguajë të paktën 1200 euro shtesë taksa.

“Me këtë të fundit 720 milion euro çdo qytetar shqiptar do detyrohet të paguajë taksa të paktën 1200 euro shtesë, ku shkuan këto mld euro që u morën borxh. A u ndërtuan rrugë? Janë ndërtuar dhe ato gjysma kanë qenë të përfunduara para 2013. Paratë u vodhën nga një lukuni e papërmbajtur hajdutësh të pamëshirë, që varfërojnë dhe mjerojnë çdo ditë shqiptarët. Në misionin tonë për t’i dhënë Shqipërisë opozitën e vërtetë dhe që ndeshet dhëmbë për dhëmbë me këta hajdutë kjo është PD që do dalë nga ky proces. Në PD që Edi Rama vendosi ta konfiskojë dhe ta shndërrojë në një shtojcë të partisë së tij do ta ngremë më shumë se kurrë si opozitë dhe do t’i themi kujtdo në botë se sovranitetin e kësaj partie s’mund ta prekë kush. Ai sovranitet qëndron në idealet e qindra, mijëra jetëve që sakrifikuan gjatë viteve të diktaturës. S’mund ta prekë kush që kësaj partie t’i diktojë se kush do jetë kryetar i saj. Ne do qëndrojmë si partnerë të vërtetë të SHBA, BE-së, besnikë të vokacionit perëndimor të kombit shqiptar se ne jemi historia e Shqipërisë së lirë. Askush nuk ka të drejtë të jetë më krenar se ne”, tha Berisha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Këto janë tre smartfonët më të mirë për të shkrepur foto natën

Këtu janë tre telefonat inteligjentë më të mirë për fotografitë gjatë natës, të disponueshëm aktualisht në treg. Më i miri...

Mix2 orë më herët

Samsung Galaxy Ring, ja sa mund të kushtojë

Një çmim midis 300 dhe 350 dollarë dhe një abonim mujor prej 10 dollarë. Ky do të ishte shpenzimi i...

Radar2 orë më herët

SPAK po i heton pasurinë? Noka: Kam vetëm një apartament dhe makinë me kredi

Flamur Noka Demokrati Flamur Noka ka deklaruar se nuk është në dijeni që SPAK ka nisur një hetim pasuror në drejtim të...

Mix2 orë më herët

Rikthehet Demi Moore, skena nudo në filmin e fundit

Në moshën 61-vjeçare Demi Moore ende dëshiron të guxojë. Këtë bëri me filmin e saj të fundit, “The Substance”, i...

Mix3 orë më herët

Kelly Rowland flet për incidentin në Kanë

Kelly Rowland po flet për grindjen verbale tashmë virale që pati me një roje sigurie në Festivalin e 77-të Vjetor...

Mix3 orë më herët

Timothée Chalamet nderohet me statujë prej dylli

Timothée Chalamet, aktori i mirënjohur i njohur për rolet e tij në “Lady Bird”, “Call Me By Your Name” dhe...

Mix3 orë më herët

Glen Powell heq dorë nga Hollywood

Glen Powell po largohet nga Hollivudi dhe po kthehet në shtetin e tij . Në një intervistë të re me...

Mix3 orë më herët

Camila Cabello tregon kur e humbi virgjërinë: ‘Ishte dashuri…’

Gjatë një interviste në podkastin ‘Armchair Expert’, këngëtarja tregoi  se si u ndie kur u dashurua për herë të parë....

Mix3 orë më herët

Cassie Ventura thyen heshtjen pas videos së abuzimit nga Sean ‘Diddy’ Combs: Dhuna më theu

Cassie Ventura ka thyer heshtjen me një deklaratë emocionale gati një javë pasi u shfaqën pamjet e kamerave të sigurisë...

Mix3 orë më herët

Celine Dion është gati të tregojë gjithçka për betejën shëndetësore në dokumentarin e saj ‘I Am: Celine Dion’

‘Amazon MGM’ ka publikuar trailerin e parë për dokumentarin e Celine Dion “I Am: Celine Dion”. Dokumenti zbulon më shumë...

Facebook