Lidhu me ne

Radar

Akademia e çobanëve, a do jetë falas apo me pagesë?

Akademia e çobanëve

Nga Dritan Shano

Nuk e di fare çfarë patur ndërmend Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca kur është shprehur se do bëjë një akademi për çobanët. Shoh reagimet e njerëzve dhe gazmendin e madh që ka shkaktuar një ide e tillë. Një e qeshur e mirë gjithnjë duhet. Në opinonin tim, jo me çdo çmim.

Ma do mendja se i gjithë ky reagim vjen ngase shumica e reaguesve kanë të ngulitur në kokë se çobani është ai më nevojtari i fshatit, të cilit i jepnin tufën e bagëtive ta shëtiste në kullota dhe ta kthente në darkë në fshat, pa firo. Pra, një farë polic trafiku i bagëtive që punonte për një kothere bukë

Nëse bëhet fjalë për këtë steriotip çobani, edhe unë besoj se nuk ka nevojë për ndonjë akademi, edhe pse në çdo rast mbetem i mendimit që është më mirë të dish se çfarë je duke bërë, sesa ta pësosh-mësosh nga eksperienca.

Por sot njoh “çobanë” që kanë tufën e tyre dhe si të tillë duhet t’i bashkangjisin guximit me të cilin kanë investuar edhe njohuritë sesi ta lëvizin tufën me qetësi dhe pa stres, duke njohur dhe studiuar instiktet e tufës sepse kjo ndikon në prodhimin blegtoral, sigurinë, shëndetin dhe jetëgjatësinë e tufës, shmangien e aksidenteve dhe situatave komplekse logjistike; përdorimin e teknologjive të reja që nga ndërtimi i “staneve” deri tek ato bashkëkohore të mjeljes së bagëtisë; përdorimin e teknologjive të reja për të monitoruar vendndodhjen, shëndetin e tufës, aplikacioneve që lajmërojnë në avancë kohën e duhur të mjeljes, të fertilitetit etj.; përdorimin e droneve për kullotjen, manaxhimin e kullotave, kontrollin e gardheve, etj.; pse jo edhe regjistrimin ditor të të dhënave individuale të bagëtisë në dispozicion të “çobanit” tonë, si garanci për ta shitur produktin në tregje sa më fitimprurëse për të.

Çobani që kanë në mendje shumica e komentuesve, as nuk i plas t’i dijë këto gjëra. Por, mendoj, se ai “çobani” i sotëm që ka investuar gjithçka në blegtori patjetër që po. Sepse kjo dijeni të hap të tjera mundësi dhe e bën biznesin e tij dhe të familjes së të qëndrueshëm dhe konkurrues. Edhe ai që nuk është çoban, por pronar, me siguri do të donte që çobani që ka marrë në punë të ishte ezber në gjërat që listuam pak më lart. E ku do i mësojë në mënyrë të strukturuar dhe uniforme këto gjëra ky çobani? Qartazi jo duke lexuar komente në Facebook dhe Instagram.

Shqipëria ka pak tokë për bujqësi, por mjaftueshëm për blegtori, kjo edhe pasi të jetë mbushur me ujë Skavica. 47% e popullsisë gjallon fshatrave dhe do vazhdojë të rrijë atje edhe për të paktën 2 dekadat që vijnë. Mendoj se është më fitim prurëse të shesësh bagëti sesa bar. Sa më shumë, sa më të garantuara, të shëndetshme, sa më pjellore, prodhuese, aq më mirë. Mendoj gjithashtu se është më mirë të dish sesa të kesh.

Ndaj, do e pyesja Ministren, kur do e bësh “akademinë”? Sa kapacitet do ketë, sa çobanë do trajnoni? Çfarë programesh do përdorni? A do jetë falas apo me pagesë? Çfarë mbështetje do i jepni “çobanëve” kur të “mbarojnë” akademinë? A i mbështesni të çertifikojnë produktin e tyre për në tregjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare. Dhe nëse nuk e bën, do i kërkoja llogari pse nuk e bëre.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook