Lidhu me ne

Radar

Pfizer e sigurtë ? Përgjigjen e marrim pas 55 vjetësh!

Pfizer Covid-19 vaccine has 95% efficacy and is safe, further analysis  shows | Coronavirus | The Guardian

Transparencë për vaksinat, por duhet pritur gjatë. Kërkesës së një grupi shkencëtarësh, drejtuar qeverisë federale për të bërë publike të dhënat mbi të cilat u mbështet në licencimin e vaksinës COVID-19 të Pfizer, FDA i është përgjigjur duke vendosur një afat që shkon përtej çdo zvarritjeje burokratike. Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) kërkon plot 55 vjet për të bërë publik informacionin mbi të cilin u bazua për t’i dhënë licencën e vaksinës gjigantit amerikan të farmaceutikës.  

FDA i është përgjigjur gjykatës federale se i duhet kohë deri në vitin 2076 për t’ia vënë në dispozicion këtë informacion, raporton Reuters.

Që në krye të herës, FDA ka premtuar në mënyrë të përsëritur “transparencë të plotë” në lidhje me vaksinat Covid-19, duke përfshirë riafirmimin e “angazhimit të FDA për transparencë” gjatë licencimit të vaksinës COVID-19 të Pfizer.

Menjëherë pas miratimit të vaksinës, më shumë se 30 akademikë, profesorë dhe shkencëtarë nga universitetet më prestigjioze të Amerikës, të bashkuar në grupin “Profesionistët e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë për Transparencë” FOIA, kërkuan të dhënat dhe informacionin e dorëzuar në FDA nga Pfizer për të licencuar vaksinën e saj COVID-19. FDA nuk e vuri në dispozicion këtë informacion dhe grupi ngriti një padi kundër FDA. Çështja përfundoi në gjykatë federale, të cilës FDA u detyrua t’i përgjigjej duke kërkuar afat deri në vitin 2076 për ta prodhuar plotësisht këtë informacion. FDA i kërkoi gjykatësit që ta lejonte të prodhonte mbi 329 000 faqe dokumente që Pfizer i dha FDA-së për të licencuar vaksinën e saj, në masën 500 faqe në muaj, që do të thotë se prodhimi i saj nuk do të përfundojë më herët se 2076.

Duhet kujtuar këtu se FDA-së iu deshën vetëm 108 ditë nga momenti kur Pfizer filloi të prodhonte të dhënat për licencim (më 7 maj 2021) deri kur i dha licencën për prodhimin (më 23 gusht 2021).

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook