Lidhu me ne

Mix

Vajza dëbon nënën nga shtëpia: Jam rrugëve në shi

Vajza dëbon nënën nga shtëpia: Jam rrugëve në shi

“Problem kam me vajzën po më nxjerr nga shtëpia, më la rrugëve tre muaj”.

Kjo është Samaetka Rushiti nga Kërçova e cila në moshën 70 vjeçe rrezikon të mbetet rrugëve. Ajo deri tani ka jetuar me të bijën e cila është e pa martuar. Thotë se vajza nuk e do më në shtëpi. E gjithë kjo për shkak të tensioneve të krijuara si nënë e bijë. Vajza kërkon të jetoj e vetme që kur kaloi pronësinë e shtëpisë mbi vete.

“Që kur e morri shtëpinë që kur e mori mbi vete, filluan problemet”, rrëfen ajo.

Pasi rasti shkoi në gjykatën e Kërçovës, kjo nënë për disa muaj mbeti rrugëve, derisa gjykata solli vendim që 70-vjeçarja sërish të kthehet në shtëpi, por sërish problemet nuk përfunduan.

“Mbeta 6 muaj rrugëve unë shkoja nëpër shtëpi rrija tek vajzat, nëpër shtëpi ku të gjeja. Gjykata solli vendim që të kthehem në shtëpi, u ktheva por sërish kam problem maltretime, vajza më largon nga shtëpia më kërcënohet”, sqaron Samaetka.

Qendra sociale duke parë që bashkëjetesa e tyre përbente rrezik i ofroi që të sistemohej në një shtëpi pëlqesh, derisa të zgjidheshin problemet që të mos mbetet rrugëve.

“Për këta arsye Samaetka Rushitit i është ofruar nga Qendra Sociale në Kërçovë, që si person i moshuar që është dhe për shkak të mosmarrëveshjeve dhe problemeve që kanë me vajzën të sistemohet në shtëpinë e pleqve, por ajo refuzon duke thënë se do të jetojë në shtëpinë e saj të cilën e ka ndërtuar bashkë me bashkëshortin”, thanë nga Qendra Sociale Kërçovë.

Konfliktet vazhdojnë ende mes vajzës edhe nënës edhe përkundër vendimit të gjykatës që ajo të kthehet në shtëpi dhe të bashkëjetojnë.

“Bije shi, unë rri jashtë, më kërcënon sa të hyjë brenda në korridor”, rrëfen më tej Samaetka.

Rasti disa herë është i paraqitur në polici, herë nga bija e herë nga nënë. Vajza sërish përmes një ankese kërkon që nëna e saj të largohet nga shtëpia na afat prej dy muajsh.

“Për shkak të marrëdhënieve të prishura mes nesh për një periudhë të gjatë dhe në bazë të kërcënimeve që i marr nga ana juaj edhe përskaj disa ankesave në MPB-SPB Kërçovë, kërkoj nga ju që në afat prej dy muaj të largoheni nga shtëpia ime“, thotë vajza.

TV21 kontaktoi vajzën e cila kërkon që të jetojë vetëm e jo më nënën e saj. Ajo tha se kanë probleme që kur ka qenë e vogël. Ajo mohoi akuzat ndaj saj dhe hodhi akuza drejt nënës për ofendime dhe dhunë duke thënë se ajo ka sakrifikuar shumë për këtë familje dhe nuk ju shpërblye mundi, andaj siç tha ajo është koha që nëna e saj të largohet nga shtëpia dhe të vazhdojnë jetën të qetë të dyja.
Kjo nënë ka edhe vajza tjera, të cilat janë të martuara. TV21 i kontaktoi edhe ato, të cilat thonë se asnjëra prej tyre nuk ka kushte për ta strehuar. Shpresa e vetme e tyre është që dikush t’ju dalë në ndihmë për të ndërtuar një shtëpi të vogël për nënën./ TV21

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook