Lidhu me ne

Mix

Meghan Markle personi më me ndikim i familjes mbretërore

Meghan Markle duket se është anëtarja e familjes mbretërore me më shumë ndikim në botë. Sipas një studimi të ri, ajo ka shumë më tepër ndikim në internet edhe se mbretëresha.

Një studim në internet nga Design Bundles zbuloi se Meghan është në vendin e parë, pavarësisht se u largua nga mbretëria vitin e kaluar dhe tani jeton në Kaliforni me Princin Harry

Të dhënat tregojnë se Meghan tërhoqi mesatarisht 7.4 milionë kërkime në Google çdo muaj gjatë vitit të kaluar. Ajo gjithashtu është përdorur në 10.4 milionë hashtags në Instagram dhe ka pasur 11,200 artikuj të shkruar për të, raportoi Express.

Meghan madje mund të jetë gruaja më me ndikim në botë, sipas një zëdhënësi të Design Bundles.

“Tani, Dukesha e Sussex ka të ngjarë të jetë gruaja më e përfolur dhe me ndikim në të gjithë botën, si dhe në familjen mbretërore. Meghan, së bashku me bashkëshortin, Princin Harry, kanë refuzuar gjithmonë traditën mbretërore për të varrosur opinionet e tyre private dhe për të paraqitur një front të bashkuar, të idealizuar para botës. Trimëria dhe guximi i Meghan për të folur për çështje të tilla si racizmi, leja prindërore dhe fuqizimi i grave, nuk janë si çdo mbretëror tjetër, zëri i saj është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Dukesha e Sussex-it është thellësisht e përkushtuar për të lehtësuar çështjet botërore përmes punës së saj bamirëse, dhe pavarësisht se nuk është më një mbretërore në detyrë, dëshmon se ndikimi i saj është pozitiv dhe i pandryshueshëm,” -tha zëdhënësi i Design Bundles.

Pas Meghan vjen mbretëresha, e cila ka trefish më shumë hashtags të kombinuar në Instagram, kërkime në Google dhe përmendje mediatike, sesa një anëtar mesatar i The Firm.

Elizabeth u shfaq në 10.3 milionë hashtags në Instagram, 3.3 milionë kërkime në Google në muaj dhe 2200 artikuj. Kjo tregon se pavarësisht moshës së saj, ajo mbetet një figurë shumë e respektuar botërore që po udhëheq familjen mbretërore në një periudhë të trazuar.

Kate Middleton rezultoi anëtarja e tretë e familjes mbretërore më me ndikim dhe mbretëresha e Instagramit në përgjithësi. Dukesha e Kembrixhit u shfaq në 13 milionë hashtags në Instagram, por gjurma e saj e përgjithshme në internet ishte ende në hije nga Meghan.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook