Lidhu me ne

Mix

Shenjat e kancerit të gjirit

Shumë gra të diagnostikuara me kancer të gjirit ndajnë një përjetim të përbashkët: Ato kanë ndierë një gjëndër, e cila rezultoi të ishte kanceroze. Por, gjëndra nuk është simptoma e vetme e kancerit të gjirit.

Një studim i prezantuar nga Instituti Kombëtar për Hulumtimin e Kancerit, në Britani, tregoi se 1 në 6 femra të diagnostikuara me kancer të gjirit kishin ndierë fillimisht simptoma të ndryshme nga gjëndra, – shkruan Living. Duke qenë se shumë pak femra kanë ifnromacione në lidhje me këto simptoma të hershme të kancerit të gjirit, përfundojnë duke u diagnostikuar në fazat e fundit të sëmundjes. Ja cilat janë disa nga simptomat e para të kancerit të gjirit për të cilat mund të mos keni dëgjuar më parë:

Gropëza në lëkurë
Një njollë në lëkurë që duket si gropëz mund të sinjalizojë për kancer të gjirit. Në këtë rast kanceri ngjitet pas indeve të gjirit dhe i tërheq ato brenda, duke shkaktuar ndryshime në lëkurë që e bëjnë gjoksin të duket sikur është mbuluar me një lëkurë portokalli.

Ënjtje
Ndonjëherë gjëndra mund të fshihet nën lëkurë dhe një grua nuk mund ta ndiejë atë. Ajo mund të ndryshojë formën dhe madhësinë e gjoksit, dhe mund të shkaktojë edhe dhimbje, që vetëm 6% e grave në studimin e fundit e përmendën këtë fakt.

Ndryshime të thithkës së gjirit
Disa lloje kanceri të gjirit mund të shkaktojnë inversion apo mbledhje të thithkës, kur thithka tërhiqet pas. Zakonsiht kjo ndodh për shkak të masës kancerogjene që po rritet brenda gjirit dhe që ndryshon formën e këtij të fundit. Në studimin e fundit, 7% e garve të diagnostikuara me kancer të gjirit raportuan ndryshme në thithkën e gjirit.

Shkarkim të thithkës
Një tjetër anomali e mundshme me thithkën e gjirit mund të jetë rrjedhja e një lëngu që nuk është qumësht gjiri. Është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek nëse shkarkimi vjen pa e prekur apo shtrydhur gjoksin, sidomos nëse është me gjak dhe prek vetëm njërën anë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook