Lidhu me ne

Mix

Shenjat që shfaqen në trup nga mungesa e vitaminave

Problemi me mungesat e vitaminave është shumë shqetësues sidomos tani që vjen edhe pranvera. Pa vitamina, shkruan Living, ne ndihemi të dobët dhe të plogësht, dhe vihemi lehtë në shënjestër nga viruse të ndryshme.Mënyra  më e mirë për të mësuar nëse po merrni mjaftueshëm vitamina është të shiheni në fytyrë.

Lëkurë e zbehtë

Shumë pak njerëz kanë një ngjyrë të mirë të lëkurës në fund të dimrit. Megjithatë, nëse lëkura juaj është bërë krejtësisht e zbehtë krahasuar me atë që duket normalisht, mund të jetë  një shenjë e mungesës së vitaminës B12. Pa të ne ndihemi të lodhur dhe të dobët fizikisht. Për të rritur nivelet e saj, duhet të konsumoni më shumë produkte deti dhe mish.

Flokë të thatë

Flokët e thatë dhe të brishtë, të mbuluar në zbokth, mund të jenë shenjë e mungesës së biotinës, e njohur ndryshe si vitamina B7. Kjo ndodh shpesh si rezultat i përdorimit të antibiotikëve. Për të rritur nivelet e vitaminës B7, duhet të konsumoni mish, peshk, perime, fruta, kërpudha dhe fasule, si dhe harroni dietat për një farë kohe.

Sy të enjtur

Nëse vëreni ënjtje përreth syve mund të keni mungesë të jodit. Burimi më i zakonshëm i jodit është kripa e jonizuar. Gjithashtu jod përmbajnë edhe produktet e detit (karavidhet, karkalecat dhe algat e detit), produktet e qumështit, madje edhe buka.

Zbehje të ngjyrës së buzëve

Buzët e zbehta mund të jenë shenjë e mungesës së hekurit. Tensioni arterial i ulët dhe ftohja mund të jenë shenja të tjera të saj. Nuk është e vështirë që të rrisni nivelet e këtij minerali. Mjafton të konsumoni më shumë mish dhe të hiqni dorë nga ushqimet me përmbajtje të lartë në kalcium për pak kohë.

Gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve

Gjakderdhja nga mishrat e dhëmbëve mund të tregojë për mungesë të vitaminës C.  Nivelet e ulëta të kësaj vitamine mund të çojnë në dobësim të imunitetit, dhimbje të muskujve dhe probleme me dhëmbët. Vitamina C gjendet tek qitroja dhe specat e kuq.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook