Lidhu me ne

Radar

Grida Duma e djersitur / “S’i kemi asnjë borxh Berishës për këtë kanosje që i bëri PD”

Grida Duma2

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka dhënë një prononcim për emisionin “Kjo Javë” drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa. Ajo ka treguar se çfarë qëllimi kishte Kuvendi i 18 dhjetorit. Duma nënvizoi se u votua për lënien pas të së shkuarës dhe shikimit drejt së ardhmes. Çelësi për të ardhur në pushtet, thotë ajo, është duke pasur një parti më të hapur, më demokratike dhe më të fortë.

“Kuvendi veç vendimeve që mori dhe ndryshimit të vogël statutor, pati një qëndrim që kishte të bënte me ndarjen nga e shkuara e PD. Folësit e përcollën si një nevojë për reflektim ku sigurisht ky Kuvend duhet ta gjejë lidershipin e PD në një dimension tjetër. Mbështetja ime pa kushte ndaj Luzlim Bashës ka marrë fund. Në kuptimin e asaj që kemi thënë deri sot që e vetmja mënyrë për të shkuar në fitore është të dëgjojmë demokratët të vërtetë. E kam thënë shpesh që dualizmi e dëmtoi PD, e për këtë arsye duhet të drejtohemi drejt një drejtimi të ri.

Duhet të kemi hapje drejt shoqërisë dhe parimeve tona. Ju e patë cili është ky model. Të gjithë ne kemi përballur mendimet tona ballazi. Nuk ka pasur tabu ndaj kultit të individit. Nëse kjo ngjarje ndodhi, kur një parti të bëhet demokratike ka hedhur themelin për një demokraci reale të votës. Nëse ka sot një gjë të qartë është se askush s’i ka borxh Berishës ndaj kësaj dëmi dhe kanosje që i ka bërë PD. E padyshim të gjitha të vërtetat i duhen thënë Lulzim Bashës. Ne e dimë që përçarja ka ndodhur për shkak të interesit personal të Sali Berishës, tha Duma.

MË TEPËR

Kryesore5 ditë më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore3 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore4 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore5 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar5 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar5 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal5 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar6 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook