Lidhu me ne

Mix

Si të shpëtoni nga zbokthi

Ndonëse nuk konsiderohet një problem shëndetësor, zbokthi ëshë problemi më i zakonshëm i lëkurës së kokës që shqetëson jo pak persona. Në dukje zbokthi ngjan si lëkurë e vdekur e kokës, por këto grimca të bardha si pluhur shkaktohen nga një mikroorganizëm parazitar, një kërpudhë e lëkurës e quajtur Malassezia globosa.

Kur kjo kërpudhë prodhohet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në skalpin e kokës, shkruan Living. Ky problem mund të shoqërohet edhe me kruajtje e në rastin më të keq dhe me ekzemë zbothi, e në këtë rast ju duhet t’i drejtoheni dermatologut. Dhe pse në treg gjenden shumë produkte që mbajnë nën kontroll zbokthin, ekzistojnë dhe shumë përbërës natyralë që mund të trajtojnë këtë problem të lëkurës.

Uthulla e mollës: Pasi t’i keni larë flokët, masazhoni butësisht skalpin me uthull molle dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Bëjeni këtë veprim 3 herë në javë. Ju mund të përgatisni po ashtu një përzierje me dy lugë gjelle lëng limoni të freskët me dy lugë uthull molle. Aplikojeni këtë masë në skalp dhe mbajeni në kokë për disa minuta.

Shpëlarësi i gojës: Pasi t’i keni larë flokët normalisht me shampo e më pas me balsam, me një shishe që sprucon aplikoni listerinën e përzier me ujë vetëm në rrënjët e flokëve. Lëreni për disa minuta dhe më pas shplajeni kokën vetëm me ujë. Nuk keni lënë gjë pa provuar, por ju sigurojmë që kjo do të jetë e fundit !

Kosi
Përzieni në një enë 200 ml kos me 50 ml lëng limoni dhe masazhoni kokën për 15 minuta. Më pas lani kokën, por pa përdorur shampo. Ky trajtim jo vetëm që largon zbokthin, por edhe i jep shkëlqim flokut tuaj.

Soda e bukës
Krijoni një pastë duke përzier një pastë me 50 gr sodë buke dhe 50 ml ujë të ftohtë . Aplikojeni mbi flokë të lagur dhe lëreni të veprojë për 30 -60 minuta. Ju mund të krijoni maska kundër zbokthit duke bashkuar disa vajra bimorë me lëng limoni si: vaj ulliri, vaj i arrës së kokosit, vaj lini dhe vaj i pemës së çajit.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook