Lidhu me ne

Mix

Të kesh frikë nga seksi…

Edhe pse realisht nuk ekziston asnjë rrezik dhe shpesh nuk dihet se ku qëndron rrënja e fobisë, njerëzit kanë frikë nga gjërat më të çuditshme të cilat ne as që i kemi menduar ndonjëherë. Ashtu sikurse dikush që ka frikë nga merimangat, insektet, zjarri, errësira, etj., ekziston edhe frika irracionale rreth seksit. Pikërisht siç e lexoni, frikë nga seksi, ja cilat janë 9 rastet më të përhapura:

Medomalakufobia:  Shumica e meshkujve e kanë pjesë të shqetësimit të tyre humbjen e ereksionit. Përveç nervozizmit rreth kësaj çështjeje, ajo mund të kthehet në fobi aq sa mund t’i trembë meshkujt dhe t’i pengojë të shijojnë seksin.

Gimnofobia:  Ata që e kanë gimnofobinë pjesë të jetës së tyre, vuajnë nga frika e të qenët zhveshur përpara të tjerëve, edhe në situata kur kjo është e pranueshme. Frika konsiston në ndjesinë e inferioritetit kur personat janë lakuriq dhe në frikën e të qenët të pambrojtur kur janë të zhveshur.

Eurotofobia ose kolopofobia: Eurotofobia është frika e vazhdueshme dhe jo normale nga organi seksual, sidomos nga ai femëror. Disa njerëz vuajnë nga kjo fobi gjatë gjithë kohës ose mund të shkaktohet në çast nga stimuli pamor. Fobia është shumë e përhapur dhe e lidhur me përvoja të shkuara keq në të kaluarën. Eurotofobia mund të shkaktojë rrahje të shpejta zemre, ankth, druajtje dhe errësim të shikimit.

Erotofobia:  Fjala është për frikën kur bisedohet për seks. Njerëzit që vuajnë nga ky problem nuk duan të flasin ose edhe të lexojnë në lidhje me seksin, të cilët shpesh vuajnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Malaksofobia:Frika nga paraloja dhe intimiteti është quajtur malaksofobia. Njerëzit që vuajnë nga kjo fobi nuk mund të durojnë përqafimet dhe ledhatimet.

Filemafobia: Kjo është frika nga puthjet, e cila mund të ndodh si rezultat i traumës ose frikës nga era e keqe dhe bartja e baktereve të gojës.

Klaustrofobia seksuale: Klaustrofobia është frika nga kryerja e marrëdhënieve seksuale në ambientet e mbyllura.

Partenofobia: Partenofobia është frika nga vajzat dhe meshkujt e virgjër, gjë që mund ta bëjë gjimnazin një periudhë edhe më të vështirë. Këta njerëz mund të përjetojnë panik ose ankth të vazhdueshëm thjesht nga mendimi i të qenët afër një të virgjëri. Nuk bëhet fjalë për frikën e një kontakti seksual me to, por thjesht frikë nga komunikimi i rregullt në jetën e përditshme.

Medortofobia: Ndoshta kjo do t’ju shokojë, por ka njerëz të cilët kanë frikë nga organi gjenital mashkullor në ereksion.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook