Lidhu me ne

Mix

Shenjat e Horoskopit që përputhen në mënyrë të përsosur dhe krijojnë miqësi që zgjasin një jetë

Shenjat e Horoskopit që përputhen në mënyrë të përsosur dhe krijojnë miqësi që zgjasin një jetë

Miqtë tanë janë një nga marrëdhëniet më të rëndësishme në jetën tonë pasi janë ata që ne zgjedhim dhe që na qëndrojnë pranë, në momentet tona të vështira dhe të këndshme.

Ata janë njerëzit tanë që na kuptojnë pa u shpjeguar shumë. Me ta ne ndajmë gjithçka: të lehtat, të vështirat, gëzimet dhe hidhërimet tona.

Një mik është dikush që është gjithmonë pranë jush, për t’ju mbështetur, për t’ju dëgjuar dhe për t’ju këshilluar, pavarësisht nëse flisni çdo ditë apo takoheni shpesh. Është ai që ju njeh më mirë se kushdo dhe do t’ju falë edhe nëse keni bërë një gabim. Prandaj tradhtia nga miqtë është më e vështira nga të gjitha.

A keni vënë re se pothuajse të gjithë miqtë tuaj lëvizin nëpër të njëjtat shenja të Horoskopit?

Gaforrja e Shigjetari

Miku më i mirë i Gaforres është Shigjetari. Këto janë dy shenjat e Horoskopit që e duan familjen dhe argëtimin dhe humori është një nga elementët e përbashkët të tyre. Ata kanë një lidhje shumë të fortë me njëri-tjetrin dhe janë shumë mbrojtës ndaj njëri-tjetrit. E mira e Gaforres është se ata i trajtojnë miqtë si familje dhe Shigjetari është padyshim miku i tij më i mirë. Shigjetari ndihmon Gaforren të dalë nga guaska e tij, të provojë gjëra të reja dhe të takojë njerëz të rinj.

Demi me Peshqit

Demi përputhet me Peshqit, sepse ata e kuptojnë njëri-tjetrin në një nivel më të thellë. Peshqit e mbështesin Demin, veçanërisht kur ai është i tensionuar, ndërsa gjithmonë e ndihmon të shohë gjërat që e vështirësojnë nga një këndvështrim tjetër. Një Peshku që i vështirëson miqësitë, lidhet me Demin pikërisht sepse vlerëson përkushtimin.

Binjakët me Bricjapin

Bricjapi do të jetë gjithmonë në anën e Binjakëve për ta ulur atë. Vetëm ai mund ta zbusë shpirtin e tij të shqetësuar. Bricjapi është mbështetës dhe shumë realist për atë që po ndodh te Binjakët. Bricjapi është miku që do të jetë gjithmonë pranë jush, për t’ju dhënë këshillat e duhura, sikur të ishte babai juaj. Dhe Binjakët do ta dëgjojnë gjithmonë me përkushtim absolut ndaj asaj që i thotë.

Luani me Peshoren

Këto dy shenja shkojnë shumë mirë së bashku. Ata mund të bëhen dy miq shumë të mirë, sepse shohin dallimet e tyre dhe njëri respekton dallimin e tjetrit. Ata të dy qeshin shumë.

Akrepi me Dashin

Dashi paqebërës këshillon Akrepin e shqetësuar të jetë i qetë, sepse nuk ka pse të çmendet me gjithçka. Gjithashtu, kur Dashi dëshiron të imponohet, gjithmonë merr këshilla dhe guxim nga Akrepi. Dhe kështu njëri plotëson tjetrin.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook