Lidhu me ne

Mix

Studimi befasues/ Ajri ndikon tek obeziteti

12 Best Things to Do in Tirana, Albania (2021) - The NotMad Nomads

Shkaku i epidemisë së trashjes, përveç faktorëve tjerë, gjendet edhe në lirimin e rritur të dyoksid karbonit në atmosferë, sepse ai vepron në hormonin i cili kontrollon oreksin.

Lëshimi i rritur i gazrave të dyoksidit të karbonit është i lidhur me rritjen e peshës së njerëzve, kanë zbuluar shkencëtarët danezë duke analizuar të dhënat për sasinë e CO2 në atmosferë dhe shkallën e trashjes në shoqëri. Shkaku i këtij efekti gjendet tek oreksini, lloji i hormonit i cili stimulon vigjilencën dhe shpenzimin e energjisë te fëmijët, ndërsa në të ndikon dyoksidi i karbonit. Ai hormon dikton ritmin trupor, si dhe apetitin tonë.

Sipas rezultateve të studimit i cili në këtë vend përcjell rritjen e sëmundjeve kardoivaskulare, shkencëtarët kanë vërtetuar që gjatë 22 viteve janë trashur të gjithë pjesëmarrësit e studimit në mënyrë proporcionale, madje edhe ata më vitalët, bën të ditur Daily Mail

“Është shtresuar teoria që njerëzit trashen sepse lëvizin pamjaftueshëm, por nëse merren faktorët e ushtrimeve dhe ushqimit, koncentrimi i CO2 po ashtu është rritur në proporcion të njëjtë si dhe pesha e njerëzve”, ka konkluduar udhëheqësi i studimit, Lars-Georg Hersoug.

Si argumente shtesë për teorinë e vet, Hersoug përmend të dhënat e rritjes së trashjes në SHBA në periudhën prej vitit 1986 deri në 2010, në Bregun Lindor, ku koncentrimi i CO2 është më i madh.

Po ashtu ai përmend edhe rezultatet e studimit të vitit 2010, në të cilin 20.000 kafshë laboratorike janë trashur edhe pse kanë qenë në kushte tërësisht të kontrolluara. Shanset që të trashen kafshët për shkak të shkaqeve të rastësishme janë pothuajse inekzistente.

Për të testuar teorinë daneze një studim eksperimental amerikan ka vënë gjashtë meshkuj në një hapësirë ku i kanë ekspozuar ndaj niveleve të rritura të dyoksidit të karbonit. Shtatë orë pas kësaj u kanë dhënë të hanë aq sa kanë dëshiruar, ndërsa kanë ngrënë rreth gjashtë për qind më shumë se vullnetarët në grupin kontrollues.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook