Lidhu me ne

Mix

Analiza e mediave sociale/ Elvis Naçi kryeson

Kompania prestigjioze e analizave të mediave sociale Terra, ka kaluar në lupën e saj shoëbizin në Shqipëri duke përllogaritur për personazhet e njohur të medias dhe artit numrin e reagimeve, komenteve dhe shares në Instagram. I pari ka dalë Elvis Naçi, i cili këtë vit si disa të fundit fokusin e ka vendosur në evente bamirësie dhe shumë punë dedikuar njerëzve në nevojë. Nga ana tjetër intervistat dhe deklaratat e tij që lidhen me fenë dhe ndërgjegjësimin kanë marrë shpesh vëmendje. Ndërsa nga personazhet e ekranit, në krye të listës për vitin 2021 kanë dalë Arbana Osmani dhe Capital T me një diferencë të vogël shifrash. Përkatësisht, reperi me rreth 11.9 milionë dhe moderatorja me mbi 11.1 milionë vizitorë dhe reagime në profilet përkatëse. Capital T këtë vit ka numëruar një sërë suksesesh muzikore, ndërsa Arbana që prej fillimit të Big Brother, por edhe më herët me “Dua të të bëj të lumtur”, ka fituar zemrën e audiencës, e cila vetëm rritet.

Pas tyre vijnë futbollistë, këngëtarë dhe të tjerë personazhe të njohur të televizionit. Pas dyshes së njohur vjen në listë Granit Xhaka, futbollist shumë i njohur shqiptar që po korr sukses dhe në botë. Nuk i mungon listës as Kida apo këngëtarë shumë të njohur si Dafina Zeqiri, Tayna apo Dhurata Dora, të gjithë emra të njohur të tregut shqiptar. As Luana Vjollca dhe Bora Zemani nuk i kanë munguar listës, madje kjo e fundit ka kapur rekordin e 9.5 milionë vizitorësh, dhe është kokë më kokë me Luanën. Bora këtë vit që sapo iku ka pasur një rritje rekord të profilit të Instagram-it të saj, veçanërisht pas ngjarjeve në BBV.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook