Lidhu me ne

Radar

Roland Bejko tregon si e përzunë nga PD: Më goditën fort në kërbisht, më dhëmbi, por nuk pata frikë fare! Më dilte vetëm Berisha para syve…

Bejko tregon si e përzunë nga PD: Më goditën fort nëNë foto: Roland Bejko

Nxjerrja e Roland Bejkos nga oborri i selisë së PD-së gjatë protestës së 8 janarit, bëri xhiron e të gjithë mediave. 

Mbështetësi i flaktë i Bashës, i zbardhur në fytyrë, u shoqërua nga anëtarët e PD, jashtë oborrit të selisë, deri në rrugë. Ai ka treguar në emisionin “Opinion”, detaje nga kjo ngjarje që i ndodhi. 

Bejko tha se është sharë, përshtyrë dhe goditur, por edhe pse i ka dhembur goditja, ai i siguron të gjithë shqiptarët që nuk kishte fare frikë, por para syve i dilte fytyra e Sali Berishës! 

Pashë fytyra të njohura, më përshëndetën, por filluan më pas ngacmimet. Mora të sharat e para dhe goditja e parë, jashtë kamerave. Nuk e pashë personin, ishte nje person me çadër dhe xhup blu.

Dikush më qëllon nga mbrapa me goditje të fortë në fund të kërbishtit, që më dhembi shumë.

Më pas pashë një person aë e kam takuar në Gjirokastër. Ka punuar në SHIK, sa herë Berisha vinte në Gjirokastër, ka qenë person që e shoqëronte Berishën. Kthehem dhe i them, edhe ti qëllon o Brut? Në atë moment më qëllon me çadër përballë në fytyrë.

Në këto kushte, i sharë, i pështyrë, i ofenduar dhe goditur, pashë një fytyrë të njohur. Një person që njihja dhe më ka ndihmuar.

Aty janë edhe disa persona të afërt të Berishës. Më thanë më vonë se ata jo vetëm më kanë sharë dhe goditur, por kanë thënë fjalët më banale.

Vetëm emocionin e frikës nuk provova. Shikoja vetëm Sali Berishën, nuk mbaja mend fytyrat e tyre.

Kam deklaruar se janë të falur, sa dola nga aty. Janë demokratë dhe janë të falur“, tha ndër të tjera Bejko. 

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook