Lidhu me ne

Mix

Sa kocka ka njeriu ? Skeleti i njeriut! Mrekullia në trupin tonë.

Mjafton të meditojmë rreth krijimeve madhështore që Krijuesi i Gjithësisë ka krijuar dhe do të vërejmë një pafundësi me argumente. Njëra prej tyrë është skeleti i njeriut! Thotë Krijuesi i Gjithësisë në Kur’anin famëlartë: “ Shiko si i kombinojmë eshtrat dhe pastaj i veshim me mish. (Bekare:259) Të paktë janë ata njerëz të cilët dine me hollësi informacionet rreth skeletit të tyre. Me lejën e Zotit do të paraqisim një pasqyrim të saktë dhe të dobishëm për të gjithë. Skeleti i njeriut përbëhet nga 206 kocka dhe ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë është skeleti qëndror që ka 80 kocka si psh, kafka, shtylla kurrizore dhe brinjër, pjesa e dytë është skeleti shtresë, që përbëhet nga 126 kocka prej të cilave janë: kockat e duarve dhe të këmbëve si dhe kockat që përbëjnë lidhjen e tyre me skeletin qëndror. Kockat ndryshojnë në madhësi, forme, përbërje gjatësi dhe në lloj. Trupi i njeriut përbëhet nga disa lloje kockash.

  • Kocka të gjata.
  • Kocka të shkurtra.
  • Kocka të sheshta si: Kafka, brinjët dhe supi.
  • Kocka të pasistemuara si: rruazat dhe disa kocka të fytyrës.
  • Kocka të vogla si:kockat e gjunjëve.

Në këtë krijim të përsosur nga Krijuesi i Gjithësisë vlen të theksohet se në të gjitha këto nuk gjen qoftë edhe një kocke që mund të zëvendësohet me një tjetër. Secila prej tyre ka funksionin e vet të caktuar që nuk mund ta kryeje asnjë kockë tjetër. Secila prej tyre ka një formë, madhësi dhe një përbërje të veçantë që përshtatet me punën dhe detyrën ose funskionin që ka. Pra kocka e kafkës ka për detyrë mbrojtjen e trurit dhe ka një përbërje që përshtatet me detyrën që ka, kocka e legenit nuk ta kryejë punën që kryen kocka e kafkës.

Gjithashtu edhe kocka e shtyllës kurrizore përshtatet me detyrën që ka e cila është mbrojtja e palcës së kurrizit dhe lëvizja e trupit me kënde të caktuara, gjë që nuk mund të bëhet nga kocka e këmbët që është e drejte dhe joelastike. Kafka është një nga kockat më të forta gjë që përshtatet edhe me detyrën që ka. Asaj i duhet që të mbrojtë trurin që është një lënde xhelatinoze, delikate. Truri nuk i duron goditjet apo tronditjet që mund t’i shkaktojnë dëmtimet me ndonje prej qëndrave të tij dhe që mund të shkaktojë paralizimin e ndonjë pjese të trupit të njeriut. Kjo tregon se Krijuesi i Gjithësisë i ka krijuar kockat dhe i ka vendosur ato në vendin formën, funksionin, formën, madhësinë dhe përbërjen e përshatshme. Këndi që formojnë dy kockat e kofshëve është 125 gradë. Nëse ky kënd do të ishte pak më i madh apo pak më i vogël, kjo do të shkaktonte çalimin e njeriut dhe do ta pengonte ecjen e tij normale. Kjo tregon qartë se caktimi i këtij këdi prej 125 gradëve është bërë qëllimisht sepse është i vetmi kënd që lejon një ecje normale tek të gjithë njerzit. Po ashtu All-llahu ka bërë që kafka të mbrojë edhe organe të tjera përveç trurit. Ajo mbron edhe veshin, kanali i të cilit nuk është i drejte dhe pengon hyrjen e trupave të mprehtë. Të cilët pengohen nga kocka e kafkës. Kjo tregon se Krijuesi i Gjithësisë i di më së miri pikat e dobëta të trupit prandaj i ka mbrojtur ato me një skelet të fortë kockor. Duke ditur se kafka qëndron në pjesën më të lartë të trupit, All-llahu e ka krijuar atë në një formë të përsosur, midis fortësisë e qëndrueshmërisë dhe peshës së saj të lehte, duke formuar në brendësi të kockës boshllëqe që e lehtësojnë peshën, por pa e dobësuar forcën e saj. Meqense truri është qëndra e drejtimit të të gjitha organeve të trupit dhe se duhet të komunikojne me pjesët e tjera të tij, All-llahu ka bërë që kafka të ketë në pjesën fundore të ssaj disa vrima të përshtatshme që lejojnë kalimin e nervave dhe envëve të gjakut. Vrimi ma e madhe është ajo ku del palcka e shtyllës kurrizore. Të gjitha këto argumente vërtetojnë se Kur’ani famëlartë është fjala e Krijuesit të Gjithësisë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook