Lidhu me ne

Radar

Fjalimi i Berishës e prishi ligjin e heshtjes që kishte zaptuar Kuvendin

Nga Artan Fuga

Kuvendi në kaos!

Me fjalimin e z. Sali Berisha sot në Kuvend, u shqep ligji i heshtjes që prej vitesh kishte zaptuar Kuvendin. Gjuha politike do të ndryshojë tërësisht!

Sherri tani do të bëhet së paku katërsh, dhe ne si qytetarë kemi nevojë për këtë sherr sepse do të prishi të gjitha ekuilibrat e vendosura nga lidershipi politik në këta tridhjetë vjet.

Berisha do të drejtohet kundër Ramës, por edhe kundër Bashës. Rama do të detyrohet të flasë kundër Berishës dhe kundër Bashës, pa i futur dot më në një thes. Basha do të detyrohet po aq të flasë kundër Ramës, sa edhe kundër Berishës. Prit sepse ka edhe brenda radhëve socialistë disa që sapo t’u jepet rasti do të nisin të flasin edhe kundër Ramës, edhe kundër Bashës, dhe kundër Berishës. Ndërkohë prit se do të hyjë në lojë edhe LSI, sapo zoti Ilir Meta do të shkojë drejt uljes së avionit të Presidentit në pistë. Atëherë pritet që zonja Monika Kryemadhi duke mbajtur një distancë heshtjeje ndaj zotit Sali Berisha, do të flasë kundër Ramës, Bashës, si edhe do të pozicionohet ndaj deputetëve socialistë që do të jenë kritikë ndaj Ramës. Prit se edhe mes deputetëve që përkrahin Foltoren, ka prej tyre që duke ia bërë me sy zotit Berisha, i buzëqeshin fshehur zotit Lulzim Basha.

Prit se zoti Berisha ka “nxjerrë shejtanin nga shishja”, u ka thënë fjalën militantëve në foltoret e tij. Ata tani nuk mbyllen më kurrë në “shishe”.

Fjalimet e deputetëve të tjerë do të jenë ose jashtë teme, ose iso polifonike. Por kanë rëndësi dy gjëra: që Kuvendi do të hyjë në një kakofoni që nuk do të ketë Zot ta orkestrojë. Ligjërimi politik nga dydimensional do të bëhet shumëdimensional çka do të shqepi gjuhën e sotme politike. Dhe ka shumë mundësi që ky kaos diskursiv të paralajmërojë krizë politike shumë madhore dhe rinisjen e lojës nga e para! Kjo është pozitive për Shqipërinë, për qytetarët, për forcat politike që duan të hyjnë në lojë, dhe do të na nxjerrë të palara që as nuk na kishte shkuar ndërmend se do të ndodhnin.

Zoti Edi Rama nuk e përballon dot këtë kakofoni të rrezikshme që i nxjerr Kuvendin jashtë kontrolli, duke shtuar një dimension tjetër kakofonisë politike, sikurse ai i bisedës gjoja me qytetarët me anë e pyetësorit. Krizën ligjërimore nuk e zgjidh duke e konsideruar të paqenë dhe bërë si ai që kur s’i pëlqen muhabeti në tavolinë sheh nga dritarja dhe iu flet njerëzve që ecin në shi pa çadër!

Kriza politike po afron!

Gjithsesi qetësia brenda establishmentit politik është prishur. Ka vend për afera dyshe, kurse kur aktorët janë së paku pesë, karriget nuk mjaftojnë.

Janë së paku pesë persona për dy karrige, një në pushtet dhe një në opozitë. I pari ka monopolizuar pushtetin, i dyti opozitën. Po ne, thonë të tjerët? Erdhi shoqja prapa meje dhe shaminë ma vuriiii! E dini vallen besoj!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook