Lidhu me ne

Mix

Si ta bëjmë fëmijën tonë më të zgjuar?

Arritjet dhe suksesi i fëmijës është dëshira e çdo prindi. Që në hapat e parë të tij prindërit janë më të lumturit kur fëmijët e tyre marrin vlerësime të mira në çdo aspekt e veçanërisht në shkollë.

Më poshtë do të lexoni disa mënyra që ju vijnë në ndihmë për të rritur dhe edukuar një fëmijë të suksesshëm.

Ushtrimet fizike:

Sipas Dr. Brenda Armstrong, pediatre kardiologjike dhe zv-dekane në “Duke University”, thotë se të qënit në formë fizikisht shton mundësitë e suksesit në shkollë. Një studim nga “Columbia University” tregon se një regjim ushtrimesh 3 mujore përmirëson qarkullimin e gjakut në atë pjesë të trurit që ka për qëllim memorizimin dhe të mësuarit.

Gjumi:

Studimet tregojnë se mungesa e gjumit e ul aftësinë e trurit për të përthithur dhe përvetësuar informacionin. Fondacioni ndërkombëtar i gjumit rekomandon se një fëmijë në parashkollor duhet të bëjë 11 deri në 14 orë gjumë në ditë, fëmijët e shkollës kanë nevojë për 9 deri në 11 orë gjumë, ndërsa adoleshentët për 8 deri në 10 orë gjumë.

Disiplinimi:

Justin Laërence i diagnostikuar me defiçencë të vëmendjes që në moshën 9 vjeçare, thotë se sporti është mënyra më e mirë që një fëmijë të disiplinohet. Sporti i ndihmon fëmijët të tregohen të vëmendshëm pasi duhet të jenë të përqëndruar për të arritur të fitojnë. E njëjta gjë vlen dhe për shkollën.

Leximi:

Zhvillimi i një dashurie për leximin është hapi tjetër për ta ndihmuar fëmijën tuaj të bëhet më i zgjuar. Është e rëndësishme të rrisni një fëmijë që dëshiron të lexojë.

Mësimet e muzikës:

Një mënyrë tjetër për të mprehur trurin e fëmijës. Mësuesja e muzikës Kathy Ëissner thotë se mësimi i një instrumenti muzikor e sfidon trurin e fëmijëve dhe e detyron atë të jetë më i përkushtuar në atë që bën.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook