Lidhu me ne

Radar

Berisha dënon shembjet e shtëpive te ‘5 maji’: Lul Brava, në ujdi me Ramën

Edi Rama, Erion Veliaj, Artan Lame kanë përcaktuar atë zonë e cila nuk ka asnjë lidhje me dëmtimet nga tërmeti, janë prishur apartamente, dhe e kanë bërë këtë për zgjedhje, në mënyrën më hileqare, të turpshme.

Lideri historik i PD, Sali Berisha dënon shembjet e shtëpive të zona 5 maji në kryeqytet. 

Në Çim Peka Live, Berisha u shpreh VKM-ja është antikushtetuese, ndërsa akuzoi qeverinë për shkelmim të ligjeve të vendit.

Gjithashtu, Berisha akuzoi edhe Lulzim Bashën se ka interesa me Edi Ramën te ‘5 maji’ ku do të ndërtohen kulla.“Edi Rama, Erion Veliaj, Artan Lame kanë përcaktuar atë zonë e cila nuk ka asnjë lidhje me dëmtimet nga tërmeti, janë prishur apartamente, dhe e kanë bërë këtë për zgjedhje, në mënyrën më hileqare, të turpshme. Kanë gjetur zonën që ka më pak shtëpi të legalizuara dhe u bien me buldozier.

3 vjet nga pakti Rama-Basha/A po piqet një marrëveshje të re?! | Gazeta  Fjala

Por ky është një shkelmim i ligjeve të vendit. Shtëpitë ata i kanë aty para 20 vitesh. Shtëpitë e tyre duhet të ishin legalizuar automatikisht sepse ligji i para 2014 parashikonte urbanizim dhe pastaj urbanizim. Duhej kundrejt një marrëveshje të drejtë dhe të ndershme. Opozita mbështet banorët. Kam komunikuar me mesazhe me banorët dhe do t’i pres në takim. VKM-ja është antikushtetuese. Ajo që quhet PD jemi ne në fakt, Lul Brava është në ujdi. Ju e patë që aty ndërtonte një ish-kryetar bashkie i PD që tani është në vijën e parë për të mbrojtur interesat e pallateve të tij“, u shpreh Berisha.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook