Lidhu me ne

Mix

Duhet patjetër të dini pasojat e qëndrimit ulur…

Qëndrimi ulur është një veprim që ka shumë efekte negative për shëndetin e secilit nga ne. Gjithmonë duhet të bëjmë kujdes dhe të ruhemi nga pasojat që na sjell një gjë e tillë.

Kur të lexoni më poshtë se çfarë i ndodh trupit në mungesë të lëvizjes, do të gjeni pretekste nga më të ndryshmet që të çoheni të paktën çdo dy orë.

Sipas Dr. James Levine, rektori i Universitetit Shtetëror e Klinikës Mayo në Arizona të qëndruarit ulur është më e rrezikshme se pirja e duhanit, vret më shumë njerëz sesa HIV dhe për fat të keq më shumë se 50% e popullsisë do të qëndrojnë të ulur deri në vdekje.

Arsyeja pse ekspertët e shëndetit e krahasojnë qëndrimin ulur me pirjen e duhanit është sepse rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe kancerin, si dhe gjithashtu mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme.

Mund të shtoni peshë

Stërvitja dhe një regjim i shëndetshëm ushqimor janë dy mënyrat për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Por nëse ju i privoni trupit lëvizjen, metabolizmi do të ngadalsohet duke shkaktuar probleme me tretjen dhe depozitimin e yndyrës. Kjo është një nga arsyet pse është kaq e rëndësishme që të ngriheni dhe të lëvizni çdo dy orë.

Dëmton shtyllën kurrizore

Studimet tregojnë se shkaku më i madh i dhimbjes së shpinës është stresi postural. Në këtë rast, nuk lidhet me oret e gjata që kaloni ulur, por me pozicionin si qëndroni në karrige. Për të parandaluar dhimbjet e shpinës duhet të mbështeteni në karrige, këmbët të jenë në një kënd prej 90 gradësh dhe të takojnë në tokë dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme koka të qëndrojë drejt ! Përkulja e qafës mund të dëmtojnë rruazat e para të shtyllës kurrizore.

Mund të dëmtojë trurin tuaj

Qëndrimi ulur për vite me rradhë mund të çojë në një rënie të ndjeshme të vëllimit të trurit, duke ndikuar në kujtesen tuaj.

Mund të dobësojë muskujt tuaj

Muskujt mundësojnë lëvizjen e trupit. Kur uleni për orë të tëra , kjo mund të shkaktojë dobësim të tyre ! Presioni i vazhdueshëm në pjesën e pasme të këmbëve mund të ndikojë në qarkullimin e gjakut të trupit tuaj dhe përfundimisht të çojë në dëmtim të muskujve. Kjo është për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut . Rreziku për krijimin e trombeve të gjakut është gjithashtu më i lartë nëse qëndroni ulur për një kohë të gjatë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook