Lidhu me ne

Mix

Ç’janë thonjtë e futur në mish? Si t’i kuroni pa ndërhyrje kirurgjikale

Nëse i prisni thonjtë e këmbëve shumë shkurt, sidomos në anët e gishtit të madh, mund të filloni të vëreni se ata kanë tendencën të futen në mish. Shumë njerëz kur presin thonjtë e gishtave të këmbës kanë tendencën t’u japin një rrumbullakësi në cepa, në mënyrë që profili i thoit të ndjek atë të gishtit: në fakt kjo teknikë mund të nxisë që thoi të depërtojë nën lëkurë.

Në fillim gishti ku ndodhet thoi i hyrë në mish mund forcohet, enjtet dhe të dhembë. Më pas bëhet i kuq, infektohet dhe dhimbja bëhet akoma më e madhe. Thonjtë e futur në mish janë një çrregullim i zakonshëm dhe i dhimbshëm, sidomos gjatë dimrit. Çdo thua gishti mund të futet në mish, por problemi në shumicën e rasteve prek gishtin e madh të këmbës.  Ndonjëherë ju mund të vëreni një sasi të vogël qelbi si produkt i plagës.

Thonjtë mund të futen në mish për shumë arsye. Në disa raste, janë të lindura, pra janë shumë të mëdha për gishtat përkatës. Edhe traumat të tilla si kur ju lëndoni gishtin, ose dikush ju shkel këmbën mund të bëjnë që thonjtë të hyjnë në mish. Megjithatë, shkaku më i shpeshtë janë këpucët shumë të ngushta, ose thonjtë e prerë keq, apo të papastër. Thonjtë e futur në mish duhet të trajtohen sapo ti e kupton problemin. Nëse ndërfutja e thoit në mish vihet re në kohën e duhur, pra para fillimit të infeksionit, disa metoda të thjeshta mund t’ju ndihmojnë për të shmangur përdorimin e terapive të tjera:

Lani me ujë të ngrohtë këmbët tre, ose katër herë në ditë.

Për pjesën tjetër të ditës mbajini këmbët e thata.

Vishni këpucë të rehatshme që të lënë hapësirë të mjaftueshme për gishtat. Nëse është e mundur, vishni sandale derisa të shëroheni.

Relaksojini këmbët duke i futur në ujë të ngrohtë: Shtoni në të sodë buke, pak xhel larës dhe disa pika vaj esencial që pëlqeni. Kjo do i mbajë këmbët e buta duke larguar lëkurën e vrazhdë. Mbajini në ujë të ngrohtë për 20 minuta më pas pastrojini me gurë për të larguar lëkurën e ashpër dhe kallot.

Futni këmbët në ujë të ngrohtë me kripë për 20 minuta dhe më pas me një fill dentar kalojeni poshtë thoit për të nxjerrë jashtë mishit cepin e tij. Pas kësaj trajtojeni zonë me një antiseptik për ta mbrojtur nga infektimi. Përsëriteni këtë proces deri sa gishti të shërohet.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook