Lidhu me ne

Mix

Shigjetari / Zbuloni karakteristikat kryesore të kësaj shenje

Jemi në sezonin e Shigjetarit, shenjës më aventureske të zodiakut. Kjo është një nga ato karakteristika që mesa duket vazhdon t’i përndjekë të gjithë personat e lindur në këtë shenjë, ndonëse pas tyre fshihen edhe shumë vlera të tjera. Le t’i zbulojmë së bashku.

Është i paparashikueshëm:

Shigjetari është nga shenjat më të gjalla dhe energjike të horoskopit, kjo është edhe arsyeja përse nuk arrin ta çosh kurrë ndërmend se cili është hapi i radhës. Pëlqen shumë surprizat dhe aventurat, kjo lidhet ngushtë edhe me planetin që e udhëheq, Jupiterin. Një ditë e gjen në tavolinën përballë, kurse të nesërmen duke ngjitur majën e Everestit. Shigjetarët nuk mbajnë kurrë agjendë me vete, nuk bëjnë plane, dhe ‘’urrejnë’’ të rrinë ulur në një vend për një kohë të gjatë.

Urren gënjeshtrat dhe fjalët pas shpine:

Është e pamundur të mos njihni njerëz tinëzarë, ashtu siç është e pamundur të njihni një Shigjetar të tillë. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë të vërtetë, të drejtpërdrejtë, urrejnë gënjeshtrat dhe fjalët pas shpine, si dhe nuk bëjnë kurrë kompromise me parimet e tyre. Për Shigjetarin është shumë e rëndësishme të ruajë integritetin e tij pavarësisht situatës në të cilën ndodhet. Nëse merr vesh që e keni mashtruar, do e humbni përgjithmonë.

I dinë pothuajse të gjitha:

Kanë etje të madhe për njohuri dhe pëlqejnë që ato që dinë t’i ndajnë me njerëzit. Janë si një enciklopedi në lëvizje. I pëlqen shumë të lexojë dhe studiojë. Për këtë duhet të falënderojnë planetin e tyre dirigjues, i cili i udhëzon drejt rrugës së dijes.

Mërziten lehtë:

Shigjetari është shenjë zjarri, një shenjë super energjike dhe janë vazhdimisht në kërkim të diçkaje të re, të aventurave të reja. Pëlqejnë ndryshimet dhe është e vështirë për ta të qëndrojnë në një vend për shumë kohë. Mund të mërziten shpejt dhe fillojnë të ndjekin një rrugë tjetër. Mërzitja është armiku i tyre më të madh, i bën të luhatshëm në humor dhe nevrikë.

Janë ta paduruar:

Personat e lindur në shenjën e Shigjetarit nuk i kanë marrëdhëniet aspak mirë me durimin, për të mos thënë që janë më të paduruarit e horoskopit. Duan rezultate të shpejta, prandaj nuk pëlqejnë projektet afatgjata dhe zakonisht nuk i mbarojnë dhe vazhdojnë me projektin e radhës. Ndonjëherë nervozizmi i tyre mund të kthehet në agresivitet.

Janë shumë të shkujdesur:

Kjo karakteristikë ndoshta është e vetmja për të cilën Shigjetarët kritikohen nga të gjithë. Janë të prirur t’i marrin gjërat lehtë. Kjo qasje mund t’u shkaktojë probleme në çdo sferë të jetës, kryesisht në jetën romantike të tyre. Në kohë të caktuara mund të duken të pandjeshëm dhe të ftohtë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook