Lidhu me ne

Mix

Ju si puthni? Ja 7 llojet e puthjeve dhe kuptimi që ka secila

20 Couple's Poses For Natural Photos | Click Love Grow

Puthjet janë mënyra më e mirë për të shprehur ndjenjat tuaja pa thënë asnjë fjalë. Edhe puthja më e thjeshtë përmban emocionet më të mrekullueshme. Çdo puthje është një mister që kërkon interpretim. Nuk është detyrë e lehtë të interpretosh atë që partneri juaj dëshiron të thotë me puthjet e tij. Ne kemi vendosur t’ju ndihmojmë të interpretoni 7 llojet e puthjeve:

Puthja e shpejtë

Puthja e shpejtë nuk është romantike, por është e rëndësishme për ditët e para. Ajo quhet e tillë kur mbyll buzët dhe prek shpejt buzët e partnerit. Ajo duhet të zgjasë më shumë se 3 sekonda, dhe mund të dërgojë mesazhe të tilla si: “Unë të dua por nuk dua të nxitojmë” ose “U kënaqa shumë me ty”.

Puthja romantike

Puthja romantike është ajo kur ju butësisht prekni buzët e partnerit tuaj me gojën pak të hapur. Kjo puthje duhet të jetë e ngadalshme dhe e butë dhe me të vërtetë romantike. Pasioni është elementi kyç. Pa pasion, puthja romantike e humb kuptimin e saj. Nëse keni një puthje romantike gjatë fillimit të lidhjes ose njohjes, ju do të mësoni më shumë për personin që keni puthur. Çiftet që kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë, e përdorin këtë puthje për të treguar se ata kujdesen për njëri-tjetrin.

Puthja franceze (French kiss)

Një puthje franceze quhet kur ju shtoni disa veprime me gjuhë gjatë puthjes suaj romantike. Kjo puthje është me të vërtetë pasionante dhe sigurisht mund të thotë: “Unë të dua “. Kjo puthje është konsideruar të jetë më eksituesja dhe çon në një kontakt më intim, fizik.

Puthja në ballë

Një puthje në ballë është puthje e butë dhe elegante. Kur partneri juaj ju puth në ballë, ju ndiheni të sigurt. Kjo lloj puthje është e njohur edhe si “puthja e nënës” dhe do të thotë: “Unë kujdesem për ty dhe nuk dua të të humbas”.

Puthja në faqe

Një puthje në faqe është një mënyrë mirë për të treguar se dikush ju pëlqen. Kjo është një mundësi ideale për një fillim lidhjeje. Nëse partneri  ju puth në faqe, do të thotë se është i sjellshëm dhe nuk po ju detyron për asgjë, ai thjesht dëshiron të dini se ju pëlqen.

Puthja në qafë

Kjo lloj puthje është përdorur nga çiftet që janë me të vërtetë të ngushta dhe të dashuruar. Nëse partneri juaj ju puth në qafë, ai do t’ju tregojë se ndihet mirë me ty dhe është i pasionuar për ty.

Puthja e Spiderman-it

Kjo puthje e mori emrin nga skena e famshme e puthjes në filmin “Spiderman”. Quhet e tillë kur koka e partnerit tuaj është në drejtimin e kundërt të kokës suaj dhe është intime, sepse ju mund të ndjeni frymën e partnerit tuaj. Ajo dërgon këtë mesazh: “Të ndiej shumë afër dhe mund të eksperimentoj diçka me ty”.

Burimi: Woman Daily

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook