Lidhu me ne

Kryesore

Lulzim Basha nuk di e as mundet të fitojë kurrë një betejë elektorale

Nga Bujar Nishani

Lulzim Basha nuk di e as mundet të fitojë kurrë një

Kam dëgjuar vazhdimisht disa anëtarë, drejtues strukturash apo ish-pushtetarë vendorë e qëndrorë të Partisë Demokratike se mbështesin politikisht Lulzim Bashën, jo për arsye se janë kundër Sali Berishës por se “besojnë” se L. Basha përfaqëson brezin e ri dhe ka kohën përpara.

Së pari, unë personalisht nuk do ta humbas asnjëherë respektin për kontributet e çdo njerit prej tyre që ka bërë ndër vite për Partinë Demokratike, dhe se ai kontribut nuk do t’ju mohohet asnjëherë.

Por ju them hapur, drejtpërdrejt e troç se ju të dashur demokratë jeni duke spekuluar në mënyrën më vulgare të mundēshme.

Pse?

Sot nuk ka shqiptar (me parti apo pa parti) që nuk është i bindur që L. Basha nuk ka kurrfarë lidhje me artin e politikës.

Sot shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë bindjen se L. Basha përfaqëson modelin më të diskretituar të politikanit të korruptuar.

Sot është provuar se L. Basha nuk di e as mundet të fitojë kurrë një betejë elektorale.

Sot L. Basha i ka varur të gjitha shpresat e mbijetesës së tij politike te pushtetit mafioz i Edi Ramës.

Për të gjitha këto e shumë të tjera, të gjitha ata miq demokratë që përpiqen të justifikojnë përpjekjet e tyre për ti dhënë oksigjenin e fundit politik L. Bashës, janë vetëm duke spekuluar dhe me shunë keqardhje (por me bindje) ju them se jeni pjesë e projektit të armiqësisë ndaj Partisë Demokratike dhe interesave të demokratëve nga Vermoshi në Konispol.

Do të ndiheni keq për këtë një ditë, por do të jetë pa vlerë.

Unë nuk i di e as dua t’i gjykoj “hallet” apo “interesat personale” që janë ndikues tek ta, shumë raste (leje ndërtimi apo tendera qeveritarë) janë bërë tashmë publike për shumë prej tyre, por kjo nuk do të pengojë dot angazhimin dhe sakrificat e mëtejshme të demokratëve (pa hile) ta ringrenë edhe njëherë Partinë Demokratike ku e meriton.

Nderime për Shqipërinë tonë që meriton më të mirën!

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook