Lidhu me ne

Radar

Pse Putin vazhdon të flasë për Kosovën?

Serbian President to Meet Putin After Spy Scandal | Balkan Insight

rktheu: abcnews.al

Në orët e para të 24 shkurtit, Kremlini nisi një luftë të re në shkallë të gjerë m’u në zemër të Evropës. Imazhet nga periferitë e qyteteve të Ukrainës, ofrojnë panoramën e një skene kaotike:njerëz të mbuluar me batanije dhe të strehuar nëpër bodrume e pallateve, parulla patriotike të shkruara nëpër mure, klithma fëmijësh të traumatizuar.

Përballë një tmerri të tillë, është e natyrshme që këto krime t’i atribuohen një të çmenduri, një lideri të shkëputur krejtësisht nga realiteti. Fjalimi i presidentit rus Vladimir Putin para pushtimit, ku ai shpalli hapur dëshirën e tij për të rikrijuar Bashkimin Sovjetik me pretendimin se ishte Vladimir Lenini ai që e shpiku Ukrainën, nuk e kundërshton këtë vlerësim,të paktën në pamje të parë.

Historia ka qenë prej kohësh “gjuha e luftës” e Putinit, mënyra e tij për të bërë analogji dhe  justifikuar agresionet moderne të Rusisë. Gënjeshtrat e qeverisë ruse, se dhuna e saj aktuale kundër popullit ukrainas, është në fakt vetëm një operacion special për të “de-nazifikuar” Ukrainën, është thjesht një zgjatim i pretendimit të Kremlinit se pas revolucionit të Euromaidanit të viteve 2013-2014, në Kiev erdhën në pushtet “nazistët”.

Rama Praises Vučić for Letting Kosovo Trucks Enter Serbia after His Request  - Exit - Explaining Albania

Është e vështirë të pranohet se Kremlini i beson vërtet propagandës së tij, se presidenti hebre i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është një nazist. Për një narrativë më shpjeguese, që shfaq një lloj “logjike” në mënyrën e menduarit e Kremlinit, është më e dobishme të shqyrtohet një tjetër analogji historike shumë e përdorur për luftën e Rusisë kundër Ukrainës:Kosova dhe bombardimet e NATO-s në vitin 1999 në Jugosllavinë e atëhershme (Serbia plus Mali i Zi).

Mbrojtja e popullsisë vendase nga gjenocidi, ndalimi i një qeverie nacionaliste të dalë jashtë kontrollit, afirmimi i të drejtave të njeriut, parandalimi i mizorive të denja për nazistët:Këto ishin mesazhet thelbësore në fjalimin e Putinit në deklaratën e luftës së tij.

Ato pasqyrojnë qëllimisht argumentet e përdorura nga udhëheqësit e NATO-s, për bombardimin e Jugosllavisë më shumë se dy dekada më parë. Dhe kjo nuk është rastësi.

Në fjalimin e Putin më 21 shkurt, datë kur ai shpalli njohjen nga Rusia të Republikave Popullore të Luhanskut dhe Donjeckut, presidenti rus iu referua bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë dhe mbështetjes për Kosovën si një pikë mbështetje dhe një justifikim. Sipas tij, NATO sajoi një gjenocid të rremë në Kosovë për të legjitimuar ndërhyrjen e saj; dhe tani ai po bën të njëjtën gjë. Ky paralelizëm, nuk kishte të bënte vetëm me sigurimin e precedentit, por edhe me dërgimin e një mesazhi:nëse Perëndimi mund të ri-caktojë kufijtë për Kosovën, atëherë ne rusët mund të ri-caktojmë kufijtë për Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën Lindore.

Analogjitë e Kremlinit që e krahasojnë Ukrainën Lindore me Kosovën, tregojnë se synimi i qeverisë ruse në Ukrainë, është rivendosja e arkitekturës së sigurisë të Luftës së Ftohtë, në mënyrë që Perëndimi të mos ketë më fuqinë ekskluzive për të ri-vizatuar kufijtë dhe për të ndryshuar regjimet.

Po ashtu, Moska synon të shkatërrojë supremacisë ideore të Perëndimit – tërheqjen e vlerave të tij nga vendet e tjera – duke pretenduar se ajo bazohet në pak më shumë sesa interesin vetjak dhe përfitimi. Kuptimi që ka Rusia mbi luftën 78-ditore të NATO-s kundër Serbisë, është krejtësisht i ndryshëm nga ai i shumë vendeve perëndimore, të cilat e shohin atë si një ndërhyrje humanitare që parandaloi, dhe madje ishte një përgjigje ndaj gjenocidit.

Nëse shihni portalin historik më të njohur në internetin rus, që financohet nga Kremlini, do të lexoni se kriza në Kosovë nuk u shkaktua nga nxitja e qëllimshme e tensioneve nacionaliste apo spastrimi etnik i shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve nga Slobodan Miloshevic.

Përkundrazi, sipas rusëve ajo u shkaktua nga Shtetet e Bashkuara, me mbështetjen e NATO-s dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat po shfrytëzonin dobësinë post-sovjetike të Rusisë dhe po e shkatërronin aleaten e saj të vjetër, Serbinë.

Rusia e ka parë prej kohësh Ballkanin, si pjesë të sferës së saj të ndikimit, dhe marrëdhëniet e saj vëllazërore me Serbinë, kanë qenë historikisht vendimtare për ushtrimin e pushtetit të saj në këtë rajon. Dhe ndonëse Rusia kontribuoi në një përpjekje ndërkombëtare për të dërguar paqeruajtës në Kosovë, ajo mbështeti hapur forcat jugosllave atje, dhe madje sulmoi aeroportin e Prishtinës, duke penguar uljen e avionëve të NATO-s.

Edhe pse taktikisht i pakuptimtë, ai akt ishte i pasur me simbolikë, duke transmetuar kundërshtimin e Rusisë ndaj politikë së NATO-s, dhe një dëshirë të ripërtërirë për të mbrojtur interesat e saj. Rusia i perceptoi veprimet e NATO-s si një poshtërim të qëllimshëm, dhe si një mohim të statusit të Rusisë në rajon dhe më gjerë.

Kjo pikëpamje është bërë më e rrënjosur gjatë 23 viteve të fundit, me Putinin që e përshkruan luftën si një akt të paligjshëm nga ana e NATO-s, e cila e poshtëroi qëllimisht Rusinë. Dhe nëse Kosova ishte pika më e ulët e dobësisë së Rusisë, me pushtimin e Ukrainës, ne jemi tani dëshmitarë të përmbysjes së situatës.

Pretendimet e pandërprera të Kremlinit për gjenocid në Donbass, dhe krijimi i një krize refugjatësh atje nëpërmjet korruptimit të banorëve të Donbass-it për të shkuar në Rusi, shihen si përpjekje për t’i bërë jehonë veprimeve të Perëndimit në Kosovë.

Kjo gjë mund të shihet edhe tek taktikat ushtarake të Kremlinit, me sulme në mbarë Ukrainën mbi objektiva infrastrukturore, civile dhe ushtarake, ashtu si edhe gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë. Kremlini i ka mëshuar prej kohësh, traumës kolektive kombëtare të shkaktuar nga shembja e Bashkimit Sovjetik, për ta paraqitur veten si hakmarrës i poshtërimeve të pësuara në të kaluarën.

Duke përdorur rastin e Kosovës në Ukrainë, Rusia po tregon (mbi të gjitha vetes), se është rikthyer në statusin e një fuqie së madhe, që po synon zhbëjë arkitekturen e sigurisë së pas Luftës së Ftohtë, drejt një rendi të ri botëror, në vend të rishikimit të rregullave aktuale.

Nëse, për Putinin, Jugosllavia ishte revolucioni i parë shumëngjyrësh, atëherë Ukraina mund të shihet si një revolucion rus, teksa ajo po të përpiqet ta zhbëjë Ukrainën si shtet, pa marrë parasysh dëmin që po i shkakton popullit apo strukturës shoqërore të këtij vendi.

Në 24 orët e para pas pushtimit, reagimi perëndimor ishte shumë i fortë. Që atëherë, Perëndimi ka ndërmarrë veprime drastike, duke vendosur sanksione kundër Bankës Qendrore të Rusisë, duke e përjashtuar shumicën e bankave ruse nga sistemi SWIFT, dhe duke i ofruar Ukrainës armë për mbrojtjen e saj.

Por është e vështirë të shihet se si këto masa mund të ndryshojnë situatën në terren, nëse  vende perëndimore nuk i tregojnë Putinit, se janë të gatshëm të vendosin kundër tij masa që kanë kosto reale për interesat e tyre ekonomike, përfshirë një Plan Marshall dhe sekuestrimin e aseteve të lidhura me Kremlinin, dhe transferimin i tyre tek rezistenca ukrainase.

*Marrë me shkurtime

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook