Lidhu me ne

Radar

Neritan Sejamini: Berisha i vetmi që mund ta mbajë PD-në e bashkuar

Sejamini: Berisha i vetmi që mund ta mbajë PD-në e bashkuar

Gazetari Neritan Sejamini ka komentuar zhvillimet në PD dhe ultimatumin e deputetes së PD-së Grida Duma ndaj Lulzim Bashës për t’u tërhequr nga drejtimi i partisë.

I ftuar në Syri tv, Sejamini thotë se këto zhvillime në PD janë kosto e një veprimi të munguar nga ana  e Bashës, i cili duhet të kishte dhënë dorëheqje që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 prill.

Sipas Sejaminit, Berisha do të vijë në krye të partisë pasi është i vetmi që mund ta mbajë partinë të bashkuar.

“Të gjitha zhvillimet në PD janë kostoja e mungesës së lidershipit dhe mungesës së vendimeve të mara pas humbjes së zgjedhjeve në 25 prill. Nëse Luzlim Basha do të kishte dhënë dorëheqjen dhe deputetët e PD-së do i kishin kërkuar dorëheqjen të gjitha këto zhvillime dhe kosto nuk do të kishin ndodhur. Dhe janë kosto shumë të mëdha këto për opozitën jo vetëm përçarja dhe rezultati zgjedhor por edhe te imazhi i opozitës që ka pësuar një goditje shumë të rëndë në publik.

Dhe janë kosto vetëm për një veprim të munguar, do të ishte veprim prej udhëheqësi i Lulzim Bashës nëse do të kishte dhënë dorëheqje dhe i pjesësë tjetër që nuk u treguan udhëheqës që ti thonin stop duhet të vijë dikush tjetër në krye të partisë.

Tani në vend të ecim para, do të bëjmë një hap prapa, pasi zoti Berisha do të vijë në krye të partisë pasi është i vetmi që mund ta mbajë partinë të bashkuar. Të gjitha këto janë humbje kohe dhe është herët të thuash që PD-ja është bërë parti demokratike”, u shpreh Sejamini.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook