Lidhu me ne

Mix

Si të eleminojmë erën e pakëndshme të cigareve nga veshjet

Ne të gjithë e njohim atë arome që na ndjek nga pas në përfunim të një mbrëmjeje jashtë në bare, darke rreth zjarrit ose një mbrëmjeje vere në koncert. Kjo aromë e aspak e këndshme ju ndjek në shtëpi dhe duket sikur mbështjell çdo gjë që prekni. Por si mund të shmanget aroma e tymit të duhanit nga rrobat?

Më poshtë gjeni disa udhëzime:

Pa larje:

Ajrosja

Gjëja e parë për të cilën ka nevojë një veshje e “tymosur” nga duhani është ajri i freskët. Vareni veshjen në një zonë të ajrosur mirë … ideale do të ishte ta nxirrni në mjedise të jashtme. Është e habitshme se çfarë mund të bëjë dielli dhe ajri i freskët.

Sprucues që transformojnë aromat

Nëse mbetet era e tymit, mbani veshjen të varur dhe spruconi një aromatik që eliminon aromat në të gjithë pjesën e përparme dhe të pasme. Ju mund ta bëni këtë sprucues dhe në kushtet e shtëpisë duke kombinuar sasi të barabarta uthulle dhe ujë në një shishe. Shto 20-30 pika të vajit tuaj të preferuar esencial si vaj limoni ose nenexhik.

Sode buke

Vendosni rrobat në një qese me mbyllje të veçantë ku ka hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur brenda. Nëse nuk keni një qese të tillë në përmasë të mjaftueshëm, mund të përdorni edhe një qese plastike pazari ose qese mbeturinash. Shtojini ½ filxhan sode buke, mbylleni ose lidhni qesen në mënyrë të sigurt, jepni një lëvizje të shpejtë dhe lëreni të qendrojë ashtu gjatë natës. Kjo do t’i japë kohë sodës së bukës për të thithur erën. Pasi ta keni lënë për një kohë të caktuar, nxirreni qesen jashtë, hapeni dhe shkundni veshjen për ta pastruar nga soda.

Në makinë larëse:

Përdorni Uthullën para larjes

Para se t’i lani, lërini rrobat tuaja për pak kohë të zhytyra që të eliminon erën. Shtoni 1 gotë uthull në lavaman ose legen, pastaj mbusheni me ujë të ngrohtë. Shtoni disa pika të vajit tuaj të preferuar esencial për një aromë të freskët. Lëreni veshjen për 30-60 minuta, pastaj lajeni sipas udhëzimeve.

Lëng limoni

Lëngu limonit të freskët mund të bëjë mrekulli për të gjitha llojet e qëllimeve të pastrimit, sidomos në lavanderi. Zbardh veshjet e bardha dhe gjithashtu heq të gjitha llojet e aromave, si p.sh. edhe tymin e duhanit, vetëm duke shtuar ½ filxhan lëng limoni në larje.

Vodka

Alkooli është një pastrues i fuqishëm i aromave dhe i sigurt edhe për veshjet delikate. Hidhi ½ filxhan vodka në larje për të eliminuar edhe aromat më të vështira.

Këshilla të tjera:

Shmangni sa të mundni mjediset me tym duhani. Tymi i duhanit jo vetëm është i dëmshëm për shëndetin tuaj, por ka dhe aromë të pakëndshme që mund të hiqet vetëm në lavatriçe. Për të shmangur këto elemente, duhet te lini cigaren ose të paktën të kaloni në alternative më të mira, si IQOS. Duke mos e djegur por ngrohur duhanin, kjo pajisje eleminon totalisht tymin, pjesën dërrmuese të elementeve të dëmshëm dhe aromat e pakëndëshme që ngjiten në rrobat tuaja.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook