Lidhu me ne

Mix

Njerëzit që ecin më shpejt, jetojnë më gjatë

Shkenca ka vërtetuar se të ecurit rreth gjysmë ore në ditë sjell jo pak përfitime shëndetësore! Të ngjisësh shkallët, të bësh një shëtitje, të shkosh diku në këmbë,  rrit nivelin e endorfinës dhe ul nivelin e stresit në trupin tonë në mënyrë të konsiderueshme.

Shoqata Amerikane e Zemrës ka pranuar gjithashtu se ecja sjell po aq përfitime sa vrapi. Ky aktivitet fizik stimulon qarkullimin e gjakut dhe mban nën kontroll tensionin.

Lëvizja e përgjithshme e trupit promovon gjithashtu lëvizjen e shëndetshme të zorrëve , duke parandaluar probleme të tipit si fryrje, kapsllëk etj. E në mesin e këtyre përfitimeve vlejnë të përmenden muskujt e tonifikuar, lehtësimin e stresit, ankthit dhe nivelet e depresionit , përmirësimi i gjendjes emocionale  etj. POR ajo që nuk dini është se të ecurit shpejt, vjen me një përfitim shtesë, që do na çojë të gjithëve nga vendi e të na bëjë të ecim me hap të shpejtë.

Sipas një studimi të kryer  nga Universiteti i Leicester në Britaninë e Madhe, njerëzit që ecin më shpejt mund të jetojnë më gjatë se ata që e marrin me të avashtë.

Autori i studimit, profesor Tom Yates rrëfen se zbulimet e studimit afatgjatë ishin vërtetë mbreslënëse. Nga një grup prej 470 mijë personash  me moshë mesatare 52 vjeç u zbulua se jeta e atyre që ecin më shpejt është më e gjatë, kjo pa llogaritur peshën e trupit.

Burrat që ecin ngadalë dhe kanë jetë passive apo sedentare kanë një jetëgjatësi rreth 64.8 vjet, në ndryshim nga ata që ecin me shpejtësi, jetëgjatësia e të cilëve kap moshën 85-86 vjeç. Për gratë që ecin ngadalë, jetëgjatësia është 72 vjet, ndryshe nga ato që ecin me shpejtësi, me pritshmëritë që variojnë nga 86.7 në 87.8 vjet.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook