Lidhu me ne

Kryesore

Grida Duma “harron” Bashën, flet për ngritjen dhe zmadhimin e PD

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputetja e PD, Grida Duma e cila deri në 6 Mars ishte një ndër mbështetësit më të “zjarrtë” të Lulzim Bashës, tashmë duket se e ka “harruar” këtë të fundit.

Së fundi në një postim në rrjetet sociale, Duma kërkon të duket se halli i saj i madh është ringritja e PD-së.

Duma del edhe kundër Alibeajt, ndërsa thekson se negociatat për bashkimin e PD nuk mund të nisin me kushtëzime.

Sot Partia Demokratike ka sfidën të realizoje ngritjen dhe zmadhimin e saj.

Diskutimet themelore janë nisja e një dialogu të gjerë me demokratët nëpërmjet një grupi përfaqësues të të gjitha diversiteteve sot në PD.

Ky dialog dhe kjo negociatë, nuk mund të nisë me kushtëzime, kushtëzimet nuk prodhojnë negociatë, negociata prodhon pas bisedimeve dhe përplasjes së mendimeve rrethana dhe kushte të reja. Pra kushtet prodhohen nga negociata, e kundërta parakushtet nuk prodhojnë as negociatë.

Qëllimi ynë nuk është të vemë kushte që e reduktojnë mundësinë por të japim mundësinë që të prodhojmë kushtet e reja per zmadhimin e bashkimin e Partisë Demokratike.

Kushdo, si edhe unë, duhet ta thotë qëndrimin gjatë negociatës, jo t’i vendosë qëndrimet mbi negociatën e palëve.

Kush nuk i frikësohet sfidës së përballimit me faktet mundet ta fitojë betejën. Kush mbyll kushtet sepse i frikësohet sfidës ngurtësohet në ngërç.”-shkruan Duma.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook