Lidhu me ne

Kryesore

Fatos Lubonja: Berisha po tenton bashkimin e PD ashtu si në 2005-ën

DASH decision for Berisha, reacts Fatos Lubonja: Is that Trump's agenda of  changing the borders in the Balkans? - Politike

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në ‘News 24’ zhvilimet e fundit në Partinë Demokratike. Analisti shprehet se Sali Berisha përbën shumicën në PD. Më tej analisti Fatos Lubonja thotë se Sali Berisha po tenton bashkimin si në vitin 2005.

“Politikisht është e vështirë t’i kundërvihesh me sukses grupit të Berishës, qoftë edhe duke pasur ambasadën e SHBA-së mbrapa. Ne e dimë historinë e çarjes së PD. Mundet që ky grup i vogël që nuk e dimë se sa është. E kam fjalën për grupin parlamentar të PD që ishte i kontrolluar nga Basha. Kanë ikur dhe nuk dihet sa i kanë mbetur Bashës, por është në minorancë. Berisha sot kishte një konferencë shtypi me bujarinë e fitimtarit, ku ftonte ata, bashkë me Lulzim Bashës.

Ai tha që të gjithë ato janë anëtarë të PD. Fliste me sigurinë e një njeriu që ka marrë kryesinë, por njëkohësisht kërkon të ketë sa më afër të gjithë. Këtu mbeten tashmë për mendimin tim, elementi psikologjik i rëndësishëm. Janë shumë sharje, të gjitha ata që janë thënë me njëri-tjetrin.

Këta do të krijojnë një grupim tjetër tani, sepse lind edhe problemi i gjykatës që thotë do e çojmë në apel. Më mirë të bëhet një parti tjetër, grupim tjetër dhe t’i kundërvihen. kjo shkon në favor të Ramës ose munden nëse Berisha tregohet i hapur të krijohet fraksion brenda partisë. Duke qenë se si ishte katandisur PD pas ikjes së Berishës, bëhet më e fortë seç ishte. A mjafton për të përmbysur Ramën.

Kjo mbetet e hapur. Unë gjykoj se nuk mjafton. Ka nevojë për një bashkim, por kjo varet nga mundësitë reale. Unë dyshoj se kushdo të vijë këtu do e ketë të vështirë të përballojë këtë regjim. Kjo është opozita më e fortë për momentin, sa do e arrijë Berisha… Ai ka një karizëm, por nëse do të bashkojë të gjithë shqiptarët kam dyshimet e mia. Vetëm një krizë do i dërgojë njerëzit te opozita e Berishës”, tha Lubonja.

Lubonja tregoi ndër të tjera se si do të jetë e ardhmja e PD.

Ai tha se Berisha thotë se do të ndërtojë një parti konservatore, por si e tillë do të jetë më e vështirë për të formuar aleatë në Evropë e gjetkë, për shkak të partive politike të pakta që ndjekin këtë ideologji.

“Protestat që pamë së fundmi për çmimet e naftës, kur u bënë nga shoqëria… PD ka qenë aty brenda gjithmonë për të krijuar masë më të madhe e shfrytëzuar për interesat e veta. Ngrihet si pikëpyetje se sa mund të arrijë PD të legjitimohet në këtë drejtim, për të krijuar një koalicion. Kjo do politikë. Berisha e ka më të vështirë, por ku ta gjejmë. Këtu hy në lojë politika, negociatat, ai tani po tenton të bashkohet edhe me Lulzim Bashën. Këto janë problemet tona. Berisha e ka atë përvojë. Berisha erdhi për të sjellë demokracinë në Shqipëri në fillim.

U bë president e u bë autokrat. E vërteta është se filluan duke ikur ata, sepse ajo është mendësia jonë. Nuk po them se në 2005 e mbrapa ishte po ai. Disa i thërriti se i duheshin. Krijoi një karizëm që nuk i dilnin dot kundra, u futën interesat dhe sundoi si autokrat, por jo me forcën e parë. Edhe kundërshtarët i la të bënin aktivitetin e tyre. Edhe Rama vetë që mendimi im është që është më keq se autokrat, prapë se prapë i lë këto hapësira, e kontrollon me forma të tjera, me ekonominë, mediat, me të gjithë mjetet që lidhin njerëzit. Ky është një regjim mediatik-ambasadorik. Ai ka kapur edhe shoqërinë civile, kjo është e rëndësishme. Këto janë përpjekjet për një lloj demokratizimi. Edhe fasada ndryshon esencën që ke mbrapa. Më komplekse për mua është çështja e shoqërisë konservatore. Duhet parë se çfarë kuptohet me konservatore? Është një parti me vlerat e familjes, fetare, nacionaliste, e kundërta në thelb e një partie liberale që ve individin në qendër.

Partitë populiste që vendosin komunitetin. Anti-liberal, ku kuptohet partitë politike amerikane. Pse e bën Berisha këtë? Është pjesa që tha Berisha se është i lidhur me Amerikën. Ai tha që të mos harrohet që janë parti konservatore dhe lidhjet e tyre janë me partinë republikane, ku përmendi disa kongresmenë. Ai në këtë kuptim thotë që e dua Amerikën, por jam me republikanët. Të gjithë kanë qenë liberalë. Oligarkia ka lindur me individin e suksesshëm, e jo komuniteti. Jo shteti social se si duhet të ishte e majta. Nuk është folur për politika sociale, siç ka Kaczynsky.

Berisha i ka ngritur për mendimin tim edhe për arsyet që thanë, por edhe se pse ka në parti nga ata që bëjnë këtë diferencë. Kjo kërkon program të qartë. Në PD ndodh që të ketë fraksione, siç mund të jetë ai i Lulzim Bashës, më liberal dhe më konservator ai i PD. Në opozitën e Fatos Nanos, që duke ardhur nga një origjinë socialiste ka bërë kritika ideore ndaj reformave të Berishës, për shtetin social. Ka pasur kritika për privatizime, për shpërthimin e neo-liberalizmit. Kur erdhën në pushtet, e bënë më keq se ata. Doli Edi Rama dhe thoshte ka reforma standard.

Je konservator, apo liberal, prapë reformat do i bësh ndryshe. Dolën më pas në idenë që të gjithë njësoj jeni dhe folën për popullin që fliste për korrupsionin. Nuk është artikuluar asnjëherë një program bindës. Shikoni aleancat që kanë në perëndim, PD i ka me partitë popullore, që janë liberale. Edhe këtë e ka problem Berisha. Unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për kthim në nevojat humanitare”, u shpreh Lubonja.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook