Lidhu me ne

Radar

Konferenca antikorrupsion/ Lubonja: Propagandë e Ramës për të mbuluar realitetin, Yuri Kim është pjesë e saj

Konferenca antikorrupsion/ Lubonja: Propagandë e Ramës përAnalisti Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja e cilësoi Konferencën e parë Kombëtare Antikorrupsion propagandë për të mbuluar realitetin. “Jemi në vazhdimësinë e një mënyrë bërje politikë që është mënyra e Ramës. Po të përdorja një filozof francez të famshëm që ka bërë librin “Shoqëria e spektaklit”, Guy Debord thotë që atje ku iluzioni me spektakolaritetin e vet realitetin atje është sistemi i delegjitimuar. Jemi në rastin konkret”, shprehet Lubonja.

Duke pasur parasysh show që u bë në Pallatin e Kongreseve, analisti Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion”,  shprehet se, “ky është një nga spektaklet e shumta që bën Rama për të mbuluar realitetin. Sikur merr afganët për të mbuluar shqiptarët që ikin, sikur merr doktorët dhe i çon në Itali, siç ka qenë spektakli i kaluar me luftën ndaj drogës”.

Duke komentuar praninë e ambasadores së SHBA në këtë konferencë, Lubonja tha se ajo ishte thjeshte pjesë e spektaklit.

“Tani kemi Yuri Kim pjesë të spektaklit, e cila tha se fakti që tregon se sa shumë jeni këtu tregon se sa shumë po e luftoni ju korrupsionin. Ishte entuziazëm i madh. Yuri Kim nuk e ka jetuar kohën e Enver Hoxhës, kur mblidhte shoku Enver kongreset. Për Kongreset ne jemi të famshëm. Atje s’ka nevojë fare të bëjnë konferenca. Kanë rastin e inceneratorëve, pse nuk i shkojnë deri në fund, si parti, pastaj prokuroria të bëjë punën e vet. S’ka shqiptar që nuk e di që s’mund të ishte vetëm Lefter Koka të bënte gjithë atë histori, ka shumë aty. Ja ku e kanë, luftoje atë, bëj një kongres të vërtetë të partisë luftoje. Bëri një katarsis Fatos Nano. Kjo është thjesht propagandë për të mbuluar realitetin”, tha Lubonja.

MË TEPËR

Kioske16 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar16 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore16 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix16 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix16 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar16 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix17 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix17 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix17 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook