Lidhu me ne

Radar

“Kam komunikim të vazhdueshëm me Berishën”, Rudina Hajdari: Kuvendi i 11 Dhjetorit ringre PD-në

"Kam komunikim të vazhdueshëm me Berishën", Hajdari:

Ish-deputetja Rudina Hajdari pohon se statuti i Kuvendit të 11 Dhjetorit do të ringrejë PD-në.

E bindur për ndryshimet e bëra në statut, Hajdari tha për Euronews Albania se me vendimet e miratuara në 11 Dhjetor, forcohet roli i anëtarësisë.  PD, sipas saj, tashëm duhet t’i rikthehet misionit që ka pasur.

“Partia Demokratike është një nga partitë më të rëndësishme dhe një aset kombëtar në kuptimin që ka sjellë demokraci në vend. Duhet t’i rikthehet misionit që ka pasur. Nuk mund të jetë partia e një individi, që e ka mbajtur peng për interesat e veta, qoftë personale, familjare apo të një grupimi të caktuar. Duhet të jetë një parti që gëzon një anëtarësi të madhe dhe të gjerë”, u shpreh Hajdari.

Ndër të tjera, Hajdari tregoi se ka pasur komunikim të vazhdueshëm me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe se do të ketë diskutime edhe me anëtarë të tjerë të PD.

“Me zotin Berisha kam lidhje të vjetra familjare. Kemi pasur ato shkëmbime që kemi pasur gjithmonë, për këtë kam qenë e qartë. Diskutimi për PD do të bëhet duke u ulur në tryeza, komunikimi ka qenë i vazhdueshëm. Komunikimi do të jetë i hapur jo vetëm me Berishën, por me të gjithë anëtaret e Partisë Demokratike”, tha Hajdari.

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore2 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar4 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix4 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook