Lidhu me ne

Radar

Cilat janë vendet që kanë hequr kufizimet anti-COVID

Pandemia ka bllokuar një pjesë të mirë të udhëtimeve, i cili ishte një problem shumë i madh për të gjithë njerëzimin, veçanërisht njerëzit që adhurojnë udhëtimet nëpër botë.

Këtë vit njerëzit kanë filluar të planifikojnë pushimet e tyre herët pasi shumë vende kanë hapur tashmë kufijtë e tyre.

Rezultatet e një raporti tregojnë se këtë vit në krye të listës për herë të parë u përfshi edhe Izraeli në dhjetëshen e parë dhe Franca në njëzet të parat.

Zelanda e Re– Do të rihapë kufijtë e saj në pesë faza, ku do jetë e hapur deri në tetor 2022 për të gjithë njerëzit me viza, por ka pasur një nga nivelet më të ulëta të vdekjeve gjatë pandemisë.

Izraeli – Ishte vendi i parë që ka vaksinuar shumicën e popullsisë së tij, i cili u rihap për udhëtarët ndërkombëtarë më 1 mars 2022, por linjat ajrore do hapin dhe rivendosin punën e tyre nga 6 maji.

Norvegjia– Është shteti që ka hequr plotësisht kufizimet e udhëtimit më 12 shkurt 2022, së bashku me testimin e detyrueshëm në pikat e kontrollit të kufirit dhe aeroportit për të gjithë pasagjerët.

Suedi- Ky shtet hoqi ndalimin e hyrjes në vendet jo anëtare të BE-së më 1 prill 2022, ku pavarësisht statusit të vaksinimit, mund të hyjnë në Suedi pa kërkuar të ndjekin rregullat shtesë të hyrjes.

Luksemburgu– Shtetasit e vendeve të treta nuk do të mund të udhëtojnë në këtë shtet për arsye të zgjatjes së kufizimeve deri më 30 qershor, por ky lajmërim nuk vlen për shtetasit ukrainas. Për sa i përket vaksinimit, qeveria tha se certifikatat e vaksinimit të Beninit dhe Jordanisë do të njihen si të vlefshme për hyrje.

Holanda– Udhëtarët që mbërrijnë në këtë shtet nga një zonë e Bashkimit Europian nuk do u kërkohet të ndjekin rregullat e hyrjes pasi qeveria holandeze ka vendosur të heqë këto masa.

Zvicra- Është një vend që ka ende kufizime udhëtimi, por udhëtarët nga vendet e treta me rrezik të lartë, të cilët nuk janë vaksinuar, por janë shëruar nga COVID në 180 ditët e fundit, mund të hyjnë në Zvicër pa kufizime për qëllime udhëtimi jo thelbësore, siç është turizmi.

Islanda– Islanda njoftoi më 25 shkurt se ka vendosur të heqë të gjitha kufizimet për mospërhapjen e virusit COVID-19.

Danimarka– Të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga vendi i tyre i origjinës dhe statusi i vaksinimit, lejohen të hyjnë në Danimarkë pa pasur nevojë të plotësojnë asnjë rregull hyrjeje.

Finlanda– Aktualisht nuk ka kufizime të udhëtimit për udhëtarët që vijnë nga shtetet brenda BE-së, por udhëtarët nga të gjitha vendet e tjera duhet të vaksinohen ose të paraqesin një certifikatë dixhitale të COVID-19 në mënyrë që të mund të hyjnë në këtë shtet.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook