Lidhu me ne

Mix

Shkencëtarët kanë treguar se mund të “zbulojnë” ëndrrat tona

Vitamin B6 found to aid dream recall, and potentially enable lucid dreaming

Një studim shkencor ndërkombëtar ka bërë një zbulim, pasi dëshmon se është e mundur të kapësh një bisedë me dikë që ëndërron, të bësh pyetje dhe të përgjigjesh.

Studimi është kryer nga studiues nga vende të ndryshme, si SHBA, Franca, Gjermania dhe Holanda dhe është publikuar në revistën shkencore Current Biology. Ai përfshinte 4 eksperimente të pavarura me 36 njerëz që kërkonin të shihnin ëndrra të qarta ose të vetëdijshme, që do të thotë se në ëndrrën e tyre e dinin se po ëndërronin.

Ka pasur disa herë kur studiuesit kanë arritur të kenë komunikim të dyanshëm, duke konfirmuar se është e mundur që njerëzit që ëndërrojnë të përgjigjen me një “po” ose një “jo”, të ndjekin udhëzimet, të zgjidhin probleme matematikore dhe të dallojnë stimujt e jashtëm. Përgjigja bëhet me lëvizje të syve ose të muskujve të tjerë të fytyrës

“Ne zbuluam se njerëzit në gjumë REM (ëndrra) mund të ndërveprojnë dhe të përfshihen në komunikim në kohë reale. Ne treguam gjithashtu se njerëzit në ëndërr janë në gjendje të kuptojnë pyetjet, të aktivizojnë kujtesën e tyre të punës dhe të japin përgjigje. Shumica e njerëzve do të mendonin se kjo ishte e pamundur, duke supozuar se ose do të zgjoheshin ose nuk do të ishin në gjendje të përgjigjen dhe se me siguri nuk do ta kuptonin një pyetje në gjumë,” tha studiuesi kryesor Ken Paller nga Northwestern.

“Qëllimi ynë eksperimental ishte i ngjashëm me gjetjen e një mënyre për të folur me një astronaut në një botë tjetër, përveç se në këtë rast bota tjetër është e përbërë tërësisht nga kujtimet e ruajtura në tru,” thanë studiuesit. Për të hedhur më shumë dritë mbi ëndrrat përmes dialogëve me ata që ëndërrojnë, fushë për të cilën shkenca nuk ka ende shumë përgjigje.

“Kombinimi i rezultateve nga katër laboratorë të ndryshëm duke përdorur qasje të ndryshme tregoi nga njëra anë në mënyrë shumë bindëse realitetin e fenomenit të komunikimit të dyanshëm gjatë ëndrrave dhe nga ana tjetër se mjete të ndryshme mund të përdoren për këtë komunikim”, tha studiuesi. Karen Konkoli.

Studiuesit kanë zhvilluar gjithashtu një aplikacion smartphone që i ndihmon përdoruesit të kenë ëndrra të ndërgjegjshme ose të kthjellta.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook