Lidhu me ne

Mix

Pse nuk i kujtojmë dot ëndrrat tona? Pse kemi prirjen t`i harrojmë menjëherë ëndrrat ?

Dream Interpretation: Getting thoughts about your loved one while sleeping?  Here's what it can mean

Edhe në ato ditë fatlume kur zgjoheni me kujtimin e ëndrrës që sillet ende nëpër mendjen tuaj, ka shumë të ngjarë që kjo të zgjasë vetëm një minutë edhe ky kujtim të zhduket. Nëse kjo gjë do të ndodhte gjatë ditës, të harruarit kaq shpejt të përvojave më të fundit, do t’iu nxiste me siguri të shkonit të vizitoheshit tek mjeku.

Megjithatë, të mos mbajturit mend të ëndrrave që shohim në gjumë është normale. Pse? “Ne kemi prirjen t`i harrojmë menjëherë ëndrrat, dhe ka të ngjarë që njerëzit që raportojnë rallëëndrrat që shohin, i harrojnë ato më lehtë”- thotë Tomas Andrilon, neuroshkencëtar në Universitetin Monash në Melbërn, Australi.

Në rast se nuk mbani mend asgjë, mund të jetë e vështirë të besohet se keni parë vërtet një ëndërr. Por studimet tregojnë vazhdimisht se edhe njerëzit që nuk kanë kujtuar një ëndërr të vetme ndër dekada apo edhe gjatë gjithë jetës së tyre, i kujtojnë ato nëse ata janë zgjuar në momentin e duhur, thotë Andrilon. Ndërsa nuk dihet plotësisht arsyeja e saktë, shkencëtarët kanë fituar disa njohuri mbi proceset e kujtesës gjatë gjumit, duke çuar në disa ide që mund të shpjegojnë harresën tonë të veçantë.

Ju jeni zgjuar, po hipokampusi juaj?

Sipas një studimi të vitit 2011 të botuar në revistën “Neuron”, kur flemë jo të gjitha rajonet e trurit ç’aktivizohen në të njëjtën kohë. Studiuesit kanë zbuluar se një nga rajonet e fundit që “fle” është hipokampusi, një strukturë e lakuar që ndodhet brenda çdo hemisfere të trurit, dhe që ka një rol shumë të rëndësishme për zhvendosjen e informacionit nga kujtesa afatshkurtër në atë afatgjatë.

Nëse hipokampusi është i fundit që bie në  gjumë, ai mund të jetë edhe i fundit që do të zgjohet, thotë Andrilon. “Pra, ju mund të keni kujtesën e një ëndrre në kujtesën tuaj afatshkurtër, por duke qenë se hipokampusi nuk është ende plotësisht i zgjuar, truri juaj nuk është në gjendje që ta bartë gjithë atë kujtesë”- vijon më tej ai.

Ndërsa kjo mund të shpjegojë arsyen pse të  kujtuarit e ëndrrave ndodh kaq shpejt, kjo nuk do të thotë se hipokampusi juaj ka qenë joaktiv gjatë gjithë natës. Në fakt, ky rajon është shumë aktiv gjatë gjumit, dhe duket se ruan dhe kujdeset për kujtimet ekzistuese që t’i konsolidojë ato, në vend se të regjistrojë përvoja të reja.

Pas zgjimit, trurit mund t’i duhen të paktën 2 minuta për të filluar aftësitë e tij të kodimit të kujtesës. Në një studim të vitit 2017 të botuar në revistën “Frontiers in Human Neuroscience”, studiuesit në Francë monitoruan modelet e gjumit tek 18 njerëz që raportuan se mbanin mend ëndrrat e tyre thuajse çdo ditë dhe 18 të tjerë që rrallë  i mbanin mend ëndrrat e tyre.

Ekipi zbuloi se krahasuar me ata që  arrinin t`i kujtonin më  pak ëndrrat, ata të  cilët i kujtonin më shumë zgjoheshin më shpesh gjatë natës. Këto zgjime të mesit të natës zgjasnin mesatarisht 2 minuta për ata që mbanin mend më shumë ëndrrat, ndërsa zgjimet e atyre që  i rikujtonin shumë pak ëndrrat që kishin parë zgjatën mesatarisht 1 minutë.

Një përzierje neurokimike

Aftësia jonë e dobët për të koduar kujtime të reja gjatë gjumit, lidhet gjithashtu me ndryshimet në nivelet e 2 neurotransmetuesve, acetilkolinës dhe noradrenalinës, të cilët janë shumë të rëndësishëm për ruajtjen e kujtimeve. Kur biem në gjumë, nivelet e acetilkolinësdhe noradrenalinës bien shumë.

Më pas, ndodh diçka e çuditshme kur hyjmë në fazën e gjumit të lëvizjes së shpejtë të syve (REM), ku ndodhin edhe ëndrrat më të gjalla. Në këtë fazë, acetilkolina rikthehet në nivele të ngjashme me kohën kur jemi zgjuar, por nivelet e noradrenalinës mbeten të ulëta.

Shkencëtarët nuk e kanë zbuluar ende këtë enigmë. Por disa prej tyre sugjerojnë se ky kombinim i veçantë i neurotransmetuesve, mund të jetë arsyeja pse ne i harrojmë ëndrrat që shohim në gjumë. Sipas një studimi të vitit 2017 në revistën “Behavioral and BrainSciences”, rritja e nivelit të acetilkolinës e vendos korteksin në një gjendje aktive të ngjashme me zgjimin, ndërsa noradrenalina e ulët e zvogëlon aftësinë tonë për të kujtuar “arratitë” tona mendore gjatë kësaj kohe.

Ndonjëherë ëndrrat thjesht nuk mund të mbahen mend

A ju kujtohet se çfarë po mendonit këtë mëngjes kur po lanit dhëmbët? Mendjet tona enden gjatë gjithë kohës, por ne e harrojmë shumicën e atyre mendimeve si një informacion jo thelbësor. Ëndrrat, sidomos ato të zakonshmet, mund të jenë njëlloj si mendimet e ëndrrave me sy hapur dhe të konsiderohen nga truri si shumë të padobishme për t’i kujtuar, shkruante në “Scientific American” studiuesi i ndjerë i ëndrrave, Ernest Hartman, që ka qenë profesor i psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Tafts.

Por Andrilon thotë se ëndrrat që janë më të gjalla, më emocionale dhe koherente, duket se mbahen mend më mirë, ndoshta sepse ato shkaktojnë më shumë zgjim dhe tregimi i tyre i organizuar i bën më të lehta për t’i ruajtur ato.

Nëse keni ndërmend të përmirësoni kujtesën tuaj të ëndrrave, ekzistojnë disa truke që mund t’i provoni. Robert Stikgold, profesor i asociuar i psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, sugjeron që të pini ujë para gjumit, sepse kjo do t’ju bëjë të zgjoheni natën për të përdorur banjën.

“Këto zgjime në mesin e natës shoqërohen shpesh me një rikujtim të ëndrrave”- tha Stikgoldpër The NewYork Times. Kur shtriheni të flini, duke i kujtuar vazhdimisht vetes se doni të mbani mend ëndrrat tuaja mund të rrisni shanset që kjo të ndodhë vërtetë.

Po ashtu ndihmon edhe mbajtja e një ditari mbi ëndrrat, kanë sugjeruar disa studime. Pasi të zgjoheni, mbani sytë mbyllur, qëndroni palëvizur dhe riprodhoni vazhdimisht kujtesën e ëndrrave derisa hipokampusi juaj të ketë mundësinë të arrijë dhe të ruajë siç duhet kujtesën. / bota.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook