Lidhu me ne

Radar

Bujar Kapexhiu: Shqipëria ka nevojë për një doktor që të shërohet. Të rinjve iu duhen energjitë dhe eksperienca jonë

“Ndihem keq kur na thonë të vjetër”/ Kapexhiu:

Pjesë e Kuvendit të Partisë Demokratike, ishte edhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu.

Fjalën e tij në podium, aktori e nisi me disa histori dhe me etiketimin që iu bëhet të moshuarve me termin “të vjetër”. Ai tha se me të vërtetë janë të vjetër me moshë dhe ai ndoshta është më i vjetri në sallë, por ama ata ecin në hapat e të rinjve dhe me energjitë e tyre. Kapexhiu gjithashtu bëri thirrje që prindërit që kanë fëmijët në emigracion t’i bashkohen PD, pasi më të bashkuar sipas tij do të përballojnë sfidat.

“I nderuar zoti Sali Berisha, të nderuar demokratë, zonja dhe zotërinj përshëndetje! Për mua është kënaqësi e jashtëzakonshme që ndodhem këtu. Rasti bën çudira. Unë kam një rast të veçantë. Për herë të dytë në jetën time jam në këtë sallë, këtu në skenë, në podium, për të thënë dy fjalë përshëndetje për demokratët. Pasi e shporrëm diktaturën herën e parë kam qenë tamam kështu në vitin 1996. Doktori e mban mend. Ishte takimi me intelektualët dhe simpatizantët e PD.

Pasi folën të gjithë me radhë erdhi edhe radha ime. Në fund të fjalimit kam thënë: Shqipëria është akoma e sëmurë nga plagët e diktaturës. Nuk është shëruar akoma ndaj ka nevojë të drejtohet nga një mjek. Në sallë pati duartrokitje dhe ovacione, por aq kisha edhe unë të shara jashtë nga kundërshtarët. Shqipëria vazhdoi rrokullisjen e saj.

Por në këtë rrokullimë ajo ashtu e sëmurë, erdhi një ditë, erdhi viti 2005. Shqipëria e telendisur kërkonte përsëri doktorin dhe i sëmuri u ngrit nga shtrati u ngrit në këmbë dhe nisi të ecë. Erdhi një ditë dhe u rrëzua përsëri. Më lejoni të përsëris fjalët që kam thënë në vitin 1996. Shqipëria është e sëmurë, thërrisni urgjencën se ka nevojë për një doktor. E nisa me një histori të vjetër, jo pa qëllim. Sot kudo në biseda, fjalime në parlament e kudo që flitet e diskutohet për politikën, dëgjohet pa pushim një fjalë, i vjetër, i vjetër, i vjetër. Mua që me të vërtetë jam i vjetër, ndoshta më i vjetri në këtë sallë, më vjen keq dhe trishtohem në këtë fjalë që të drejtojnë ‘i vjetër, i vjetër’. Të jeni i sigurt se unë jam më i moshuar se doktori, por në këtë çast dua t’i bëj një falenderim. Doktor, në rininë tuaj megjithëse të re, megjithëse me vonesë na gjallërove dhe rinove të gjithëve. Faleminderit! Unë çuditem me një gjë.

Ç’është mosha?! Është një numër, numër individual që e di secili që ca e thonë ca nuk e thënë, sidomos zonjat dhe zonjushat i mbajnë të fshehur, megjithatë ne nuk i ngacmojmë që t’ia dimë moshën e tyre. Meqë jemi në ditë feste, e meqë po flasim për moshën po iu them diçka gazmore. Një zonjë shkoi te mjeku dhe pasi mbaroi vizitën, mjeku u ul në tavolinë dhe nisi të shkruante recetën e ilaçeve. Iu drejtua pacientes: Më falni zonjë, ne ilaçet për sëmundjen tuaj i japim sipas moshës, ju lutem sa vjeçe jeni? Ah doktor jam 20 vjeçe, por recetën ma jepni për 40. Ndryshoi mosha, atë që mund ta ndryshojnë të gjithë, por ne çuditemi me ata njerëz që janë të pa edukatë për mendimin tim. Ata drejtojnë gishtin dhe thonë i vjetër, i vjetër, i vjetër. Këtë mbiemër cilësor e vendosin kudo. Ka edhe nga ata që përveç fjalës së vjetër shton e diçka e të fshin edhe nga faqja e dheut. Të heq edhe nga të gjallët. Kjo është diçka krejtësisht e pa pranishme. Unë kam një thirrje për të rinjtë: Nderoni të moshuarit sepse ekzistenca juaj në jetë janë si rezultat i qenies dhe kujdesit të moshuarave. Të gjithë e dinë që problemin e trashëgimisë dhe traditës. Në problemin e trashëgimisë dhe traditës, shoqëria njerëzore është e zhvilluar. Ne ruajmë shumë gjëra.

Të rinjtë ndjekin më të moshuarit. Ata ecin në bazë të rezultateve të më të moshuarve dhe për t’i ngritur, çuar më tej. Nëse ndonjëri do të thoshte, jo, ka raste që ka të moshuar që ndjekin të rinjtë që ecin sipas hapave të tyre, por megjithatë asnjëri nuk do e besojë. Kjo është e vërtetë. Mund të thoni që a ka shembuj? Po, një e keni përpara. Unë jam një i tillë, unë jam i moshuar që ndjek hapat e një të riu dhe po i ndjek ato hapa për eksperiencën. Përse e bëj unë këtë? Unë e bëj këtë se më pëlqen dhe në këtë Kuvend jam zëvendësues. Unë në këtë Kuvend zëvendësoj djalin tim i cili është anëtari i PD, por jeton dhe punon jashtë shtetit. Unë erdha për të zëvendësuar atë që karrigia mos t’i mbetet bosh. I bëj thirrje prindërve vëllezërve dhe motrave që të zënë vendet bosh nëse kanë fëmijët në emigracion. Të gjithë bashkë do të jemi më afër njëri-tjetrit. Do të ketë më shumë dashuri dhe të gjithë së bashku do të jemi më të fortë, më të dashur dhe simpatikë. Faleminderit!”, tha Kapexhiu.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook