Lidhu me ne

Mix

Më thuaj çfarë shenje horoskopi ka vjehrra, të të them si është në të vërtetë

Yjet kanë ndikim në çdo fushë të jetës, madje edhe në llojin e vjehrrës që jeni apo do të jeni një ditë në të ardhmen. Mënyra sesi do të silleni apo do të veproni ndikohet pjesërisht prej tyre, prandaj mos humbni kohë e hidhuni një sy parashikimeve tona.

1.DashiVjehrrë e drejtpërdrejtë: Vjehrrat e shenjës së Dashit e shprehin drejtpërdrejt atë që mendojnë, pavarësisht sesi mund ta interpretojë tjetri. Nga ana tjetër kur dikush ju hyn në zemër bëjnë gjithçka që ai,ajo të ndihet sa më mirë.

2.DemiVjehrrë e komunikueshme: Vjehrrat e shenjës së Binjakëve janë të arsyeshme dhe komunikojnë për çdo gjë me pjesëtarin e ri të familjes. Janë të buta dhe tolerante, por nëse u bie në qafë nuk i kursejnë fjalët.        

3.Binjakët-Vjehrrë e përkujdesur: Vjehrrat e shenjës së Binjakëve janë tradicionale. Ato kujdesen për të përgatitur gatime të shijshme, u pëlqen të përkujdesen për shtëpinë dhe duan të rrethohen shpesh nga familjaret. Vjehrrat Binjakë janë tejet mbrojtëse,përpiqen maskimalisht që të vendosin paqen dhe të ruajnë ekuilibrat e harmonisë në familje.

4.GaforrjaVjehrre posesive: Vjehrrat e shenjës së Gaforres janë shumë posesive për fëmijët dhe mendojnë gjithmonë se ata kanë nevojë për të ashtu siç kishin kur ishin fëmijë. Ato e kanë disi te vështirë ambientimin me një pjesëtar të ri dhe duan një nuse/dhëndër të qetë e të matur që të mos ua “vjedhë” të voglin e tyre.

5.LuaniVjehrre e ashpër: Vjehrrat e shenjës së Luanit i shohin me ashpërsi pjesëtarët e rinj. Ato kanë nevojë të dëgjojnë gjithmonë se kanë vendin e tyre në familje dhe që askush nuk mund t’ua zërë. Kur dikush mundohet t’i mbajë larg fëmijëve, ato bëhen të ‘’tmerrshme’’.

6.Virgjëresha-Vjehrrë e vëmendshme: Vjehrrat Virgjëresha duan të përkujdesen për gjithë familjen dhe tregohen të vëmendshme me çdo pjesëtar, te vjetër apo të ri. Janë shumë detajiste, duket sikur përpara se të marrësh djalin apo vajzën e tyre duhet të kalosh provimin me mamanë.

7.Peshorja-Vjehrr♪7 shoqe: Vjehrrat e shenjës së Peshores janë vjehrrat që çdokush do të dëshironte të kishte. Janë të vëmendshme ndaj gjithkujt dhe bëjnë gjithçka për të ruajtur harmoninë në familje. Komunikimi është arma e tyre më e fortë, kështu që mos nguroni aspak t’u shprehni atë që ju shkon ndërmend, vjehrrat Peshore janë po ashtu dëgjuese dhe këshilluese të mira.

8.Akrepi-Vjehrrë mbrojtëse: Vjehrra e shenjës së Akrepit e meriton plotësisht të konsiderohet një mama e dytë pasi ajo di të japë dashuri e mirësi të pakufizuar. Është mbrojtëse dhe mundohet të jetë sa më mikpritëse me pjesëtarin, pjesëtaren e re të familjes. Ndonjëherë kritikojnë edhe fëmijët për të mirën e tyre.

9.Shigjetari-Vjehrrë ironike, por dashamirëse: Nëse vjehrra juaj i përket shenjës së Shigjetarit, ju duhet të mësoni alfabetin e ironisë pasi le të themi është gjuha e tyre e preferuar. Duket sikur pas çdo fjale të thënë qëndron një mesazh i fshehur. Por, pavarësisht kësaj vjehrra Shigjetar është dashamirëse. Nëse pjesëtari i ri i pëlqen me shikim të parë e mbajnë gjithmonë pranë vetes.

10.Bricjapi-Vjehrrë e largët: Vjehrrat e shenjës së Bricjapit nuk lëshojnë pe lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për pozicionin e tyre në shtëpi apo rolin në jetën e djalit, vajzës. Nëse sapo keni hyrë në shtëpinë e tyre nuk duhet të habiteni nga qëndrimi i largët që mbajnë, i cili mund t’ju vërë në siklet hera-herës. Janë të komunikueshme dhe praktike, thjesht duhet të gjeni çelësin për të hapur zemrën e tyre.

11.Ujori-Vjehrre gazmore: Vjehrrat e shenjës se Ujorit janë vjehrrat më miqësore në gjithë horoskopin. U pëlqen të dalin, të ekspolorojnë vende të reja, të argëtohen. Me to mund të bëni shopping dhe të mos lodhen kurrë. Janë shumë sociale dhe mendjehapur.

12.Peshqit-Vjehrrë e ndjeshme: Vjehrrat e shenjës së Peshqve janë shumë të ndjeshme dhe gjithmonë të disponueshme për familjen. Japin shumë dashuri dhe ngrohtësi, si dhe preken lehtë kur gjërat nuk shkojnë mirë në çift.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook