Lidhu me ne

Mix

TERSHERA, USHQIMI QE I BEN FEMIJET ME TE ZGJUAR DHE ME TE PERQENDRUAR

Tershera, ushqimi qe i ben femijet me te zgjuar dhe me te perqendruar -  Blerina Diet

3 RECETA SI TA PERGATISNI PER FEMIJET TUAJ

Tershera per femijet

Nese deshironi qe femijet tuaj te fillojne diten ne menyre te shendetshme, ofrojuni nje mengjes me qumesht, drithra te cilet permbajne tershere dhe pak fruta te thate.

Largojme nepsin

Tershera permban shume lloje vitaminash dhe ne sasi te konsiderueshme, si dhe lende inorganike, per te cilat femijet kane vecanerisht nevoje, qe te gezojne nje shendet te mire. Per me teper, duke shtuar tersheren ne ushqimin e femijes tuaj, parandaloni nepset e panevojshme dhe deshiren e tepruar per embelsira. Tershera permban fibra te tretshme, te cilat i japing asaj indeks glicemik te ulet. Kjo do te thote qe ndihmojne ne mbajtjen e sheqerit ne gjak ne nivele konstante, duke mundesuar keshtu evitimin e luhatjeve qe cojne ne neps per ushqime te perpunuara me permbajtje te larte sheqernash te thjeshte si biskotat, cokollatat dhe embelsira.

Permiresojme perqendrimin

Femijet qe konsumojne tershere per mengjes, eshte e sigurt qe ja dalin me mire ne mesime. Keta femije kane rendiment me te mire ne zgjidhjen e problemeve matematikore dhe ne realizimin e detyrave te ndryshme. Lloji i mengjesit ka nje rendesi te vecante ne performancen mendore te femijeve ne shkolle. Ne nje studim te Universitetit Taft, u konstatua se femijet qe konsumonin tershere ne mengjes, ne vend te drithrave te tjere, arrijne rezultate me te mira ne mesime. Kjo gjetje, argumentohet me faktin se drithra si tershera, ofrojne glukoze-ushqimin me te preferuar te trurit- ne menyre konstante. Per me teper, femijet qe ndjehen te ngopur, e kane me te lehte te perqendrohen, ne krahasim me femijet qe ju grryen stomaku.

Vecanerisht te dobishme per femijet me diabet

Tershera eshte nje ushqim i cmuar per femijet dhe adoleshentet me diabet, pasi i ndihmon ata te kontrollojne sheqerin ne gjak me mire.

Femije te gezuar

Ushqimet e pasura ne karbohidrate, si tershera, perforcojne nivelet e serotonines ne tru, lenda pergjegjese per humorin e mire, duke ndihmuar keshtu adoleshentet te evitojne luhatjet e shpeshta te humorit.

Per intolerantet ndaj glutenit

Edhe pse, tershera e ofruar ne treg permban gluten, studimet kane treguar se, femijet me kolika dhe crregullime te tretjes, te cilet kane ndjekur nje diete pa gluten por qe permbante tershere, kane rezultuar ne rikuperim optimal te aparatit tretes. Gjithsesi, nese femija juaj eshte intolerant ndaj gluteint, duhet te konsultoheni me mjekun pediater per perdorimin e tersheres.

Ushqim me perfitime afatgjata

Fibrat dhe beta-glukanet qe permban tershera, ndihmojne ruajtjen e niveleve optimale te kolesterolit ne gjak, duku ulur keshtu rrezikun kardiak, si dhe ndihmojne ne zberthimin dhe perthithjen e shume lendeve ushqyese qe ajo permban. Beta glukanet jane molekula te ngjashme me fbrat, te patretshme, te cilat forcojne floren bakteriale te femijeve duke i dhene atyre nje mburoje te shkelqyer ndaj patogjeneve, diarreve, dhe toksinave te ndryshme te ambjentit dhe ushqimit.

3 menyrat sit e konsumojne femijet me shume tershere

  1. Pergatisni se bashku me femijet biskota me tershere.
  2. Zevendesojuni adoleshenteve drithrat e zakonshem te mengjesit, me tershere, mjalte dhe stafidhe, te pergatitura ne shtepi me qumesht.
  3. Vendosni tershere ne supat qe pergatisni, ne fund te gatimit.

Krem me banane

Pergatitja 10min / Gatimi 5-7min / 4 racione

  • 225gr tershere e shtypur
  • 550gr qumesht me pak yndyre
  • 2 banane te maturuara, te prera ne feta
  • pak kanelle
  • 4 luge te vogla mjalte

Pergatitja

  1. Zieni tersheren me qumeshtin duke e perzier vazhdimisht.
  2. Shperndani qumeshtin me tershere ne 4 tasa dhe vendosni tersheren persiper. I hidhni pak kanelle dhe mjaltin dhe e sherbeni te ngrohte.

Biskota me tershere

Pergatitja 15min / Gatimi / 15-20min / 9 cope

  • 3 luge te medha miell qe fryhet vete (miell per kek)
  • 3 luge te medha sheqer kaf
  • 100gr tershere e shtypur
  • 1 luge te madhe rrush te thate
  • 2 luge te medha fara kungulli
  • 1 luge te madhe fruta te thate te prere dhe te pjekur
  • 100gr gjalpe
  • 1 luge mjalte

Pergatitja

  1. Vendosni leter furre ne tepsi dhe lyejeni me gjalpe. Ne nje tas hidhni miellin, sheqerin, tersheren, rrushin e thate, farat dhe frutat e thate, dhe i perzieni mire.
  2. Vendosni ne tenxhere gjalpin dhe mjaltin dhe i ngrohni vetem pak sa te shkrije gjalpi. E vendosni mbi perberjen e tersheres dhe perzieni mire.
  3. Vendosni masen e formuar ne tepsi dhe e shtypni me duar ne menyre qe te shtrohet uniform. E piqni ne furre te nxehur ne 200 grade C qe me pare, per 20 minuta. E nxirrni nga furra, dhe nderkohe qe eshte e ngrohte, e prisni me kujdes ne 9 katrore te vegjel. I lini te ftohen ne tepsi.

Permbajtja e tersheres ne lende ushqyese

Tershere e e shtypur, gjysem e zier (tershera qe shihni ne foto)

  • Sasia: 100gr/15gr (1 luge gjelle)
  • Energji: 375kcal/56kcal
  • Proteina: 11,2gr/1,7gr
  • Yndyrna: 9,2gr/1,4gr
  • Karbohidrate: 66gr/10gr
  • Fibra: 7,1gr/1,1gr
  • Vitamine B1: 0,9mg/0,1mg
  • Vitamine B3: 3,4mg/0,5mg
  • Vitamine E: 1,5mg/0,2mg
  • Fosfor: 380mg/57mg
  • Magnez: 110mg/17mg
  • Hekur: 3,8mg/0,6mg
  • Zink: 3,3mg/0,5mg
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook