Lidhu me ne

Mix

Nenexhiku ndihmon për diabetin tretjen dhe dhimbjet e stomakut

Çajrat që ndihmojnë me tretjen dhe dhimbjet e stomakut

Çajrat që ndihmojnë me tretjen dhe dhimbjet e stomakut

Lista e pijeve dhe ushqimeve që duhen shmangur në të mirë të sistemit tretës është e gjatë. këtë artikull  do të mësoni për katër çajrat më të mirë që ofrojnë lehtësim të problemeve me stomakun, edhe pwr arsye se e kemi tepruar tw gjithw me ushqimin e festave.

Çaji i Nenexhikut

Nenexhiku ka aftësinë të shërojë stomakun nga trazirat. Ai eliminon fryrjen, rregullon tretjen dhe largon gazrat nga stomaku.

Një studim i Universitetit të Merilandit, të cilit i referohet AgroWeb.org, ka zbuluar se nenexhiku e nxit tëmthin të prodhojë lëngjet që tresin yndyrnat. Çaji i nenexhikut është ndoshta i vetmi çaj që mund të pihet rregullisht edhe gjatë ngrënies.

Për një filxhan me çaj ju nevojiten të zieni 7-10 gjethe nenexhiku ose 1 lugë çaji nenexhik i tharë në 250 ml ujë. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.

Çaji i Farave Të Koprës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, farat e koprës janë ideale në trajtimin e një sërë problemesh me tretjen. Këtu përfshihet urthi, fryrjet, mungesa e oreksit dhe dhimbjet e barkut tek të miturit.

Për përgatitjen e këtij çaji mund të zieni një lugë çaji me kokrrat e bluara të koprës në 250 ml ujë dhe ta pini atë rregullisht.

Çaji i Xhenxhefilit

Xhenxhefili përdoret gjithmonë kundër fryrjeve dhe dhimbjeve të barkut. Për përgatitjen e këtij çaji ju mund të zieni dy lugë çaji me xhenxhefil të grirë në rende. Xhenxhefili duhet të ziejë për 3-5 minuta në 250 ml ujë.

Nëse nuk ju pëlqen shija, çajin mund ta pasuroni me pak mjaltë dhe limon.

Limoni mund të shtohet në çdo çaj sepse ul nivelin e aciditetit.

Çaji Jeshil

Çaji jeshil përshkruhet si një nga çajrat më të shëndetshëm për njeriun. Ai përmirëson kujtesën, shkatërron qelizat kancerogjene dhe parandalon diabetin. Çaji jeshil është shumë i pasur me antioksidantë që përmirësojnë metabolizmin, ulin tensionin e gjakut dhe ndihmojnë në rënien në peshë.

Ju duhet një lugë çaji me gjethe të thata të çajit  jeshil në 250 ml ujë. Bimët për çajra i blini në farmaci bimore ose në pikat ku shiten produkte bimore organike.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook