Lidhu me ne

Mix

Regjim ushqimor/ Çfarë këshillohet për tumorin në gji dhe pse

Kush është i prekur nga kanceri në gji, shpesh herë duhet të ndjekë një regjim të ndryshëm ushqimor. Përsa i përket regjimit ushqimor për tumorin e gjirit, në mënyrë më specifike, qëllimi është të ruajë energjitë dhe të përballojë efektet anësore të trajtimit.

Kur kemi një shëndet të mirë, është e lehtë të ndiqet një regjim ushqimor i plotë dhe i ekuilibruar. Por kur përballesh me një patologji si kanceri, është i nevojshëm trajtimi me ilaçe, dhe regjimi bëhet më i komplikuar. Më poshtë do të flasim për regjimin ushqimor që rekomandohet më së shumti për gratë e prekura nga tumori i gjirit.

KANCERI I GJIRIT

Kanceri i gjirit është një sëmundje që prek qelizat e gjirit. Pas tumorit në lëkurë, ai i gjirit dhe neoplazia është më i shpeshtë tek gratë. Edhe pse kjo patologji mund të prekë dhe burrat dhe gratë, më së shumti ndodh te këto të fundit.

Fushatat ndërgjegjësuese dhe përparimet në kërkimet shkencore kanë çuar në një diagnostikim më të hershëm të kësaj sëmundje. Shkalla e mbijetesës është rritur dukshëm dhe numri i vdekjeve të lidhura me këtë sëmundje është vazhdimisht në rënie.

ÇFARË DUHET TË KONSUMOHET

Ushqyerja mirë gjatë trajtimit të kancerit të gjirit ndihmon në:

ruajtjen e shëndetit

ruajtjen e energjive
marrja e ushqyesve të nevojshëm
shmang shtimin e papritur të peshës.

Gjatë trajtimit me kemioterapi, radioterapi apo të dyja mund të ndiqni këshillat e mëposhtme ushqyese:

Pini çdo ditë të paktën 8 gota pije jo kalorike si uji apo çaji. Mospirja e sasisë së duhur sjell marrje mendsh, kapsllëk, të përzeria, lodhje dhe infeksion të traktit urinar.

Mos i shmangni vaktet. Këshillohet të konsumohen vakte të vogla me intervale gjatë gjithë ditës. Sidoqoftë ka disa trajtime eksperimentale premtuese përsa i përket regjimit ushqimor sipas një kërkimi shkencor të publikuar në revistën e njohur Clinics.

Kufizoni konsumin e alkoolit apo mundësisht ta shmangni fare Në raste dyshimesh apo pyetejesh duhet të flisni me mjekun.

NË ÇFARË RAPORTI DUHET TË HAMË

E rëndësishme është të dimë edhe sasinë e duhur të ushqimit që duhet të konsumohet. Në shpjegimin më poshtë janë dhe racionet e duhura të grupeve të ndryshme të ushqimeve

Proteinat mund të jenë me origjinë shtazore ose bimore

Proteinat bimore merren nga burime të ndryshme duke përfshirë quinoa, lakra, gruri dhe të tjera të ngjashme. Ato shtazore gjenden tek mishi i bardhë si peshku, gjeli i detit dhe pula. Këshillohet të kufizohet konsumi i mishit të kuq të paktën dy herë në javë.

E rëndësishme është të merrni proteina për parandalimin e humbjes së masës muskulore, një faktor që shoqërohet me një rritje të shkallës së vdekshmërisë, sipas një studimi të botuar në revistën Maturitas.

Frutat dhe perime të të gjitha llojeve dhe ngjyrave

Kur nuk jeni në një trajtim kemioterapi mund të konsumoni fruta dhe perime të gjalla. Gjatë cikleve të kemioterapisë, megjithatë, duhet ë hani vetëm ushqime të ziera për shkak të niveleve të ulëta të mbrojtjes imunitare.

ÇFARË DUHET TË SHMANGNI?

Duke u përqëndruar në një listë gjërash që nuk duhet të konsumoni është frustruese dhe demotivuese. Por më mirë të fokusohemi të arsyet pse duhen shmangur disa ushqime.

Ushqimet në kuti, të tymosura apo të skuqura. E njëjta gjë vlen dhe për sallamet që përmbajnë nitrite, dhe substanca të tjera kancerogjene sipas udhëzimeve të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Edhe ushqimet e tymosura, si mishi në zgarë apo të skuqurat kanë yndyrna të ngopura pak të shëndetshme

Në regjimin ushqimor për kancerin e gjirit rekomandohet kufizimi i konsumit të sojës dhe grejpfruit. Soja përgjithësisht është një ushqim i këshilluar për shkak të përmbajtjes së saj proteinike; por ata që i nënshtrohen cikleve të kemioterapisë duhet ta kufizojnë pasi mund të ndërveprojë me trajtimin.

Grejpfruit prodhon enzima që favorizon eliminimin e ilaçeve kemioterapeutik duke kufizuar efektet e tyre.

Në rastet e mnbrojtjes së ulët imunitare ose neutropenisë rekomandohet të shmangen dhe probiotikët. Në përgjithësi ato rigjenerohen, por mund të shkaktojnë efektin e kundërt tek njerëzit me sistem të dobët imunitar. Për shembull në vend që të mbrojnë florën e zorrëve, ato mund të shkaktojnë infeksion.

Përveçse regjimit të shëndetshëm ushqimor për kancerin e gjirit, i rëndësishëm është dhe aktiviteti i rregull fizik. Shëtitjet e lehta, joga apo kërcimi ndihmojnë në prodhimin e endorfinës.

Aktualisht po eksperimentohen disa plane ushqimore që po japin rezultate të shkëlqyera. Për shembull, antioksidantët dhe agjërimi i ndërprerë- angl: Intermmitent fasting– (një plan ushqimi që nuk të thotë për cilat ushqime duhen ngrënë, por kur duhet t’i konsumoni ato, pra, një model i periudhave kur duhet të hani dhe kur jo). Ato mund të bëjnë ndryshime në luftën kundër kancerit të gjirit; megjithatë studimet kanë nevojë të thellohen më tej.

/ MeMjekun.com

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook