Lidhu me ne

Radar

Komunistët Kilianë dhe Allende, nje histori e shkurter …

Allende Wins” | National Security Archive

Më 11 shtator 1973, tanket pushtojnë rrugët e Santiagos dhe Pallati Presidencial, La Moneda, rrethohet. Allende nuk ikën, por vendos të mos u dorëzohet forcave, legjitimitetin e të cilave nuk e njeh. Para se të vdiste, ndoshta duke u vetërarë, ai mban fjalimin e famshëm me të cilin u drejtohet direkt njerëzve të tij. “Rroftë Kili! Rroftë populli! Rrofshin punëtorët! Këto janë fjalët e mia të fundit dhe jam i sigurt që sakrifica ime nuk do të jetë e kotë. Jam i sigurt se, të paktën, do të ketë një mësim moral që do të ndëshkojë frikacakët dhe tradhtinë”. Fjalimi transmetohet nga Radio Magallanes, transmetuesi i Partisë Komuniste Kiliane që do të shkatërrohet menjëherë më pas nga udhëheqësit e grushtit të shtetit. Pas vdekjes së Allendes, Pinoçeti merr pushtetin dhe instalon një diktaturë të dhunshme që zgjat deri në vitin 1990.

Gjatë viteve të qeverisjes së Allendes, Kili ndërmori reforma agrare dhe prodhime të ndryshme dhe lëndë të para si bakri u shtetëzuan. Vendi u bojkotua nga SHBA-të. Inflacioni u rrit shumë dhe shpërthyen protestat. Greva, të tilla si ajo e shoferëve dhe trazirat përfshinë vendin që në vitin 1971.

Dokumentet e deklasifikuara gjatë epokës së Klintonit tregojnë se si Uashingtoni dhe CIA u përpoqën ta rrëzonin Allenden që në 1970. Në këtë drejtim, fraza e ish-Sekretarit të Shtetit, Henry Kissinger, mbetet e famshme: “Nuk e kuptoj pse duhet të qëndrojmë me duart lidhur dhe të shikojmë se si një vend bëhet komunist për shkak të papërgjegjshmërisë së njerëzve të tij. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme, sepse votuesit kilianë duhet të lihen të vendosin vetë“. Gjatë diktaturës, mijëra njerëz u torturuan. Dhe nuk dihet numri i atyre që u zhdukën. Qindra gra u përdhunuan.

Në vitin 1998, gjyqtari spanjoll Baltasar Garzón lëshoi ​​një urdhër arresti ndërkombëtar për Pinoçetin për zhdukjen e qytetarëve spanjollë gjatë diktaturës. Ai u akuzua për gjenocid, terrorizëm dhe torturë. Ai u arrestua në Londër, ku po kërkonte trajtim mjekësor, por nuk u dënua kurrë. Më 2 mars 2000, ministri i Brendshëm Jack Straw vendosi ta lirojë dhe ta kthejë në Kili, ku arriti t’i shmangej drejtësisë. Ai vdiq nga një atak në zemër në vitin 2006 në moshën 91 vjeç.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook