Lidhu me ne

Mix

Emrat më të bukur për bebet që lindin në periudhën e festave

Nqs bebi juaj do të vijë në këtë periudhë të bukur festash, ne ju sugjerojmë disa emra të cilët kanë një kuptim të vecantë.

Për vajza:

Maria, emri më i rëndësishëm në Dhiatën e Re. Nëse kërkoni më shumë stil, atëherë keni disa variante që rrjedhin prej këtij emri, si për shembull Maire, Mei, Mitzi, Molli, Maura, Marieta, etj.

Natalia Një emër franko-rus, i cili mori formë amerikane para disa vitesh dhe tani një brez i ri po e ringjall, për t’iu bashkuar simotrave Sofia dhe Bela. Renditet në vendin e 21-të në emrat më të përdorur. U vihet vajzave që lindin gjatë periudhës së Krishtlindjes, sepse do të thotë “lindje”.

Neva Ky emër është ndjellës dhe magjik, të jep ndjesinë e diçkaje të freskët, të pastër dhe të dëlirë. Mund të jetë një alternativë e mire si emër i dytë, edhe në një gjuhë tjetër si varianti Neva. Ky emër e ka origjinën nga latinishtja “nivis”, që do të thotë borë. Forma të tjera të këtij emri janë Neva, Aneira, Eira, Nevada (mbuluar nga bora), Nevara (bie dëborë) etj.

Stela është një emër qiellor, por edhe tokësor njëkohësisht. Stela vazhdon të jetë pjesë e klasifikimit të 100 emrave më të përdorur dhe renditet në vendin e 70-të. Yjet janë simbol i Krishtlindjes, pasi ishin pjesë e panoramës natën e lindjes së Krishtit.

Eva është emri më i vjetër në Bibël dhe kohët e fundit po rikthehet me shumë stil duke përfaqësuar virtytet e thjeshtësisë dhe fuqisë ndryshe nga emrat e tjerë me një rrokje si Ana. Edhe pse emri Eva ka të ngjashëm emrat Ava, Avery, Evelyn, Evie, ai ruan atë stilin klasik të një emri të të gjitha kohërave.

Për djem:

Emri Nikolas, edhe pse ka humbur terren kohët e fundit (ka qenë një ndër dhjetë emrat më të përdorur nga viti 1993 deri në vitin 2002) vazhdon ende të mbetet një emër popullor edhe klasik, i cili përbën një zgjedhje tërheqëse. Një emër grek me rrënjë nga “Niki”, perëndesha e fitores, është shumë i përdorur në Dhiatën e Re. Ai nënkupton edhe Shën Nikolasin, babagjyshi simpatik që mban thasë me lodra çdo vit të ri.

Noeli është një emër i sofistikuar britanik, i cili përfaqëson krijimtarinë dhe mençurinë. Një emër që përzgjidhet gjerësisht për fëmijë të lindur gjatë periudhës së Krishtlindjes. Noeli renditet në vendin 383 në Shtetet e Bashkuara, në vendin e 92-të në Gjermani dhe në vendin e 56-të në Suedi. Me origjinë franceze, emri ka edhe pesë variante të përdorimit të tij: Nata, Natal, Natale, Nouel dhe Nouell.

Emri Kristian ka qenë pjesë e 25 emrave më të përdorur që nga viti 1996 dhe jo shumë larg emrit të ngjashëm Kristofer, i cili renditet në vendin e 35-të dhe është shumë popullor. Kristian është një emër i përshtatshëm për bebet që lindin në atmosferën e festës së Krishtlindjes.

Gabriel Nga emri hebre Gavri’el, që do të thotë “burrë i fortë i Zotit”. Gabrieli ishte një ndër shtatë krye-engjëjt dhe shfaqet si në Dhiatën e Vjetër ashtu edhe në Dhiatën e Re. Ishte engjëlli që shërbente si lajmëtar i lindjes së Jezusit.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook